Biznes

Të ardhurat rekord shtyjnë Apple drejt 1 trilion dollarëve

Aug 1 2018
0 Shpërndarje
Kompania parashikon që të ardhurat për tre mujorin e ardhshëm të jenë mes 60 deri në 62 miliardë dollarë. Të ardhurat rekord shtyjnë Apple drejt 1 trilion dollarëve

Apple publikoi ditën e Marte një raport pozitiv financiar, një lajm i cili çoi në rritjen e aksioneve duke afruar kompaninë drejt 1 trilion dollarëve në vlerë tregu.

Prodhuesi i iPhone raportoi 11.5 miliardë dollarë fitim në tre muajt e fundit, një rritje me 32% me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shitjet u rritën me 17% në 53.5 miliardë dollarë.

Kompania parashikon që të ardhurat për tre mujorin e ardhshëm të jenë mes 60 deri në 62 miliardë dollarë.

Apple shiti afro 41.3 milion iPhone gjatë kësaj periudhe. Po gjatë këtij tre mujori i cili u mbyll më 30 Qershor, kompania shiti afro 3.5 milion pajisje të tjera përfshirë Apple Watch, AirPods, Apple TV dhe HomePod.

Deri më 2020-ën kompania synon të regjistrojë 50 miliardë dollarë të ardhura nga shërbimet.

Për të arritur vlerën e 1 trilion dollarëve, aksionet e Apple duhet të rriten me 7%. Por Apple nuk është i vetmi gjigand i teknologjisë që po i afrohet kësaj vlere.

Amazon vlerësohet me 870 miliardë dollarë, Google me 845 miliardë dollarë dhe Microsoft me 815 miliardë dollarë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>