Analiza

Të behësh pjesë e një loje kompjuterike: Një ëndërr që tashmë mund të bëhet realitet

May 22 2014
0 Shpërndarje
Të behësh pjesë e një loje kompjuterike: Një ëndërr që tashmë mund të bëhet realitet

TRON-640x353E keni menduar ndonjëherë veten tuaj brenda një loje kompjuterike? Sigurisht që po. Tani është e mundur që të projektosh të tërë trupin tënd brenda një bote virtuale. Kjo mund të bëhet e mundur nëpërmjet disa harduerëve që janë përkatësisht Kinect të gjeneratës së fundit dhe Oculus rift.

Një programist i quajtur Oliver Kreylos ka bërë të mundur kombinimin e Kinect dhe Oculus rift nëpërmjet programeve që ai vetë ka zhvilluar duke krijuar një prototip, i cili kur vendoset në punë të jep ndjesinë sikur ti je brenda një programi ose një loje kompjuterike.

Duke vendosur 3 sensorë Kinecti në mënyre specifike në dhomën e tij, ai mundi të krijoj një model 3D të trupit të tij dhe ambientit që ai ndodhet në kompjuter në formën e video data. Kjo shpikje mund të sjelle një revolucion në të ardhmen e lojërave dhe programeve kompjuterike duke e ndryshuar tërësisht mënyrën se si ne i perceptojmë ato. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>