Analiza

Të dhëna interesante të një ankete mbi mediat sociale (Infografik)

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
Të dhëna interesante të një ankete mbi mediat sociale (Infografik)

Sipas një ankete të realizuar nga instituti “Pew Research center” u publikuan disa të dhëna interesante në lidhje me demografinë e mediave sociale.

Përdoruesit “e bardhë” të mediave sociale kanë tendencën të kalojnë më tepër kohë në Pinterest ndërkohë që Twitter preferohet më tepër nga njerëzit “e zinj” dhe njerëzit që jetojnë në qytetet e mëdha. Pjesa më e madhe përdoruesve të Facebook-ut janë femra ndërsa Instagram tërheq më tepër të rriturit nën moshën 30 vjeç.

Është hera e parë për këtë institucion që bën një klasifikim në bazë të ngjyrës së lëkurës së përdoruesve. Disa rezultate të tjera të rëndësishme janë listuar më poshtë:

– Pjesa më e madhe e përdoruesve të Facebook dhe Twitter janë të grupmoshave 18-29 vjeç.

Pinterest përdoret më tepër nga njerëzit e arsimuar, me të ardhura të larta, poshtë moshës 50 vjeç dhe kryesisht femra.

Tumblr është rrjeti më pak i përhapur social, vetëm 6% personave online e përdorin këtë faqe. Rreth 13% e përdoruesve janë të moshës 18-29 vjeç.

Facebook përdoret nga 67% të përdoruesve të internetit duke sunduar kështu në botën e rrjeteve sociale.

Google+, rrjeti social i dytë më i madh në botë pas Facebook-ut

Google+ mungon në rezultatet e kësaj ankete pasi të intervistuarit kanë qene amerikanë, ndërsa ky rrjet social është më tepër i përhapur në shtetet e tjera.

Kush janë 200 milion përdoruesit e LinkedIn

Gjithashtu duhet të theksojmë se YouTube nuk konsiderohet nga ky institucion si media sociale pavarësisht se aty mund të krijosh kanalin tënd personal, mund të lidhesh me njerëzit, mund të postosh video apo të komentosh. (PCWorld Albanian)

rrjete sociale

Lajmet e fundit>