Analiza

Të dhënat e hapura për të kuptuar luftën dhe paqen!

Aug 29 2011
0 Shpërndarje
Të dhënat e hapura për të kuptuar luftën dhe paqen!

Studimet akademike mbi luftërat dhe konfliktet janë bërë për vite me radhë, por një i ri i mbështetur nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA’s do të mund të ndryshojë kuptimin tonë themelor mbi luftën dhe paqen. Projekti i arkives masive publike e konflikteve e quajtur “Studimet Empirike mbi Konfliktet” (EOSC), që udhëhiqet nga akademia e Stanford dhe Princeton, gjithashtu do të publikojë dokumente të punës dhe hulumtime tjera që kanë arritur të bëjnë.

Për fillim ESOC është duke analizuar konfliktet në Irak, Afganistan, Filipine, Kolumbi, Irlandë Veriore dhe Pakistan. Sipas zyrtarëve të projektit, këto shtete janë duke u hulumtuar për shkak të ekzistimit të të dhënave paraprake që mund të mblidhen dhe analizohen. ESOC është i financuar për një periudhë pesëvjeçare dhe me një shumë prej 8.6 milion dollarë nga Departamenti i Mbrojtjes. Sipas Universitetit të Stanford, Departamenti i Mbrojtjes ka si synim që të dhënat e vështira për tu gjetur në lidhje me konflikte dhe raste tjera të ngjashme të jenë të gatshme për komunitetin e akademikëve. 

Në forma tradicionale, akademikët në shkencat shoqërore (antropologjinë, ekonominë, shkencat politike, etj) kanë hezituar të punojnë me Departamentin e Mbrojtjes. Duke i bërë publike të dhënat mbi konfliktet e ndryshme, do të mundësohet që edhe ushtarakët të ecin tutje ashtu siç do të ecin tutje akademikët. 

Të dhënat e mbledhura nga ESOC do të ofrohen për shfrytëzim nga akademikët dhe publiku në një ueb faqe që pritet të krijohet në të ardhmen, megjithatë do të kërkohet miratimi i ESOC në lidhje me publikimin e disa të dhënave që janë të kufizuara nga qeveritë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>