Blog

Të dhënat e reklamimit në Facebook ndryshojnë nga ato të censusit

Sep 6 2017
0 Shpërndarje
Vitin e kaluar rrjeti social kërkoi falje reklamuesve pasi mësoi se koha mesatare e shpenzuar nga përdoruesit duke parë reklama ishte “fryrë” artificialisht. Të dhënat e reklamimit në Facebook ndryshojnë nga ato të censusit

Të dhënat që rrjeti social Facebook u jep reklamuesve ndryshonin nga të dhënat që kishte census Amerikan raportoi ditën e Marte një firmë analitike e cila analizon sesi kompania verifikojnë vlerën e hapësirës së tyre të marketingut.

Facebook, Google dhe kompani të tjera të internetit janë përballur me ankesa të vazhdueshme nga reklamuesit për mënyrën sesi matin numrin e shikimeve për reklamat.

Facebook u thotë reklamuesve se rrjeti social më i madh në botë ofron reklamim tek një audiencë prej 41 milion të moshave 18-24 vjeç në SHBA, ndërsa censusi Amerikan thotë se vetëm 31 milion njerëz të kësaj moshe jetojnë në ShBA shkruante Pivotal Research.

Ky hendek vijon edhe për moshat 25-34 vjeç. Facebook e konfirmoi në një qëndrim zyrtare por tha se të dhënat nuk përputheshin me ato të censusit sepse shifrat parashikojnë numrin e atyre që mund të shohin reklamën dhe jo numrin ekzakt të popullsisë.

Në Facebook njerëzit e vendosin vetë moshën dhe kjo mund të ndryshojë nga të dhënat e censusit. Gjithashtu kompania përdor vendodhjen e telefonit për të përcaktuar shtrirjen e reklamave që do të thotë se llogariten edhe turistët dhe vizitorët.

Vitin e kaluar rrjeti social kërkoi falje reklamuesve pasi mësoi se koha mesatare e shpenzuar nga përdoruesit duke parë reklama ishte “fryrë” artificialisht.

Në Nëntor rrjeti social lançoi një blog quajtur Metrics FYI ku ofron të dhënat e fundit rreth korrigjimeve të aplikuar në mënyrën e ofrimit të të dhënave. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>