Lajmet

Të dhënat tuaja në Instagram i përkasin tashmë zyrtarisht Facebook-ut

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
Të dhënat tuaja në Instagram i përkasin tashmë zyrtarisht Facebook-ut

Në politikën e re të privatësisë së Instagram-it, e cila do të hyjë në fuqi në 16 janar 2013, thuhet se shërbimi do t’i shpërndajë të dhënat tuaja me pronarin e tij të ri, Facebook-un.

Faktikisht, në Instagram kanë ndryshuar disa gjëra në aspektin e pamjes së jashtme që kur u ble nga Facebook.

Tashmë, Instagram-i mund të shpërndajë të dhëna si “cookies”, “skedarët log”, “identifikuesit e pajisjeve”, të dhëna mbi vendndodhjen si dhe të dhëna mbi përdorimin, me “bizneset që janë ligjërisht pjesë e të njëjtit grup kompanish që i përket Instagram-it.”

Në blogun e Instagram shkruhet se politika e re e privatësisë ndihmon këtë shërbim në funksionimin më lehtësisht me Facebook-un, duke bërë të mundur shpërndarjen e të dhënave mes dy grupeve.

Në këtë mënyrë, arrihet më me sukses lufta kundër spam-ve dhe problemeve me sigurinë.

Megjithatë, do të fillojë të ngrihet çështja e përhershme që shkakton gjithmonë polemika me Facebook-un, pra ruajtja e të dhënave me qëllim targetimin nga reklamuesit, nëse kjo do të ndodhë.

Në seksionin lidhur më këtë thuhet se organizatat e aprovuara apo anëtarësuara mund t’i përdorin këto informacione për të ofruar dhe përmirësuar shërbimin e Instagram apo shërbimet e tyre përkatëse. (PCWorld Albanian)

facebook instagram

Lajmet e fundit>