Vecuara

Të dielën, në Tiranë, takohet Juria e Albanian ICT Awards 2012

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Të dielën, në Tiranë, takohet Juria e Albanian ICT Awards 2012

Të dielën, më 14 prill 2013, në Tiranë, mbildhet për herë të parë Juria e Albanian ICT Awards 2012, për të shqyrtuar aplikimet e kandidatëve, pas përmbylljes së afatit për aplikim në garën për pesë çmimet e eventit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards 2012.

HotelTiranaInternational_02Juria e përbërë nga nëntë persona, emra të shquar shqiptarë në fushën e ICT-së, do të mbajë takimin e parë të punës, në ambientet e Hotel Tirana International, kurse afati i aplikimit të kandidatëve do të përmbyllet të shtunën, më 13 prill 2013.

Në kuadër të garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards 2012, të organizuar nga kompania ICTSmedia, deri më tani janë mbajtur dy workshope, ai i datës 15 shkurt, në Tiranë dhe workshopi i datës 6 prill, në Prishtinë, kurse maratona e garës mbarëshqiptare të ICT-së do të përmbyllet me eventin qendror në Mbrëmjen Gala, që do të mbahet në Tiranë, në fund të prillit, e ku do të publikohen fituesit e kësaj gare.

HotelTiranaInternational_03Mozaikut” të mbështetësve dhe sponsorëve të këtij eventi me përmasa mbarëkombëtare, iu bashkua edhe Hotel Tirana International, duke vënë në dispozicion sallat lluksoze dhe ambientet me përmasa tejet profesionale për konferenca, workshope dhe takime. Pikërisht mbledhja e jurisë është planifikuar të mbahet në një nga sallat më profesionale “Directory Room”. (ICTSmedia/ICT Awards)

Lajmet e fundit>