Lajmet

Të enjten në Prishtinë mbahet trajnim për privatësinë e gazetarëve dhe OJF-ve në internet

Nov 11 2014
0 Shpërndarje
Të enjten në Prishtinë mbahet trajnim për privatësinë e gazetarëve dhe OJF-ve në internet

9990016123_29d261209d_z-620x350Gjatë të enjtes së kësaj jave do të mbahet një trajnim orientues i hapur dhe pa pagesë për rreziqet që iu kanosen gazetarëve, anëtarëve të shoqërisë civile dhe burimeve të tyre gjatë komunikimit në internet. Siç duket ky trajnim mund të jetë frymëzuar nga rasti i rëndë që ndodhi disa javë më parë në zyrat e një media në Prishtinë, kur një person gjatë orarit të punës ka sulmuar me thikë një gazetar, duke e lënë të plagosur.

Me anë të këtij trajnimi synohet të informohen gazetarët dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ata përveç rreziqeve të tilla në jetë reale, ata mund të jetë të rrezikuar edhe nga bota virtuale.

Ky program është i rekomanduar nga Electronic Frontier Foundation, që synon të ulë mundësitë e shfaqjes së rreziqeve që mund t’iu kanosen gazetarëve, anëtarëve të shoqërisë civile dhe burimeve të tyre dhe pritet të përfshijë:

– Sistemet operative desktop dhe enkriptimin e diskut

– Sistemet operative mobile dhe rreziqet nga aplikacionet e palëve të treta

– Komunikimi në Internet dhe enkriptimi i komunikimit në transit

– Rreziqet gjatë komunikimit në rrjetet mobile telefonike dhe masat mbrojtëse

– Korniza ligjore për privatësinë në ueb, përgjimi masiv dhe metatëdhënat

Ky trajnim mbahet nga shoqata që merret me provimin e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë, FLOSSK, ku si ligjërues do të jenë Drinor Selmanaj, Ardian Haxha dhe Arianit Dobroshi, të tre këta anëtarë të kësaj shoqate e cila gjatë fundjavës së parafundit të tetorit mbajti konferencën tashmë tradicionale Software Freedom Kosova 2014. Në kuadër të kësaj konference Selmanaj së bashku me Haxhën mbajtën një seancë praktike informuese dhe demonstruese rreth sigurisë në internet dhe rrugëve të mundshme për ruajtje të privatësisë dhe të dhënave.

Ky trajnim mbahet në Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) duke filluar nga ora 16:00 dhe sipas orarit, parashikohet të zgjas deri në ora 19:00. Pjesëmarrja është e hapur, por duhet të dërgoni një e-mail paraprakisht në adresën [email protected] për ta rezervuar një vend. (PCWorld Albanian)

Tags >

FLOSSK
Lajmet e fundit>