Lajmet

Të Enjten në Startup Grind Tirana vjen Miranda Ademaj

Dec 13 2016
0 Shpërndarje
Të Enjten në Startup Grind Tirana vjen Miranda Ademaj

15356694_1118255068288910_8527879514312062566_nDitën e Enjte një tjetër takim i Startup Grind do të bashkojë përherë të fundit komunitetin e sipërmarrësve lokal për 2016-tën dhe shënon takimin e 7-të për këtë vit.

I fundit ishte ai i datës 16 Nëntor me të ftuar Edi Demaj, një sipërmarrës shqiptar bashkëthemelues i Rocket Fiber. Këtë të Enjte pranë komunitetit shqiptar të Startup Grind vjen Miranda Ademaj, CEO dhe Kryetare e Skenderbeg Alternative Investiments AG.

Me një eksperiencë 9 vjeçare, zj Ademaj ka punuar për shtatë pranë Credit Suisse përpara se të themelonte Skënderbeg Alertantive Investments. Ajo ka punuar për BrunnerInvest, Sallfort Privatbank e madje ka realizuar një udhëtim përreth botës.

Zj Demaj është anëtare e Shoqatës 100 Women in Hedge Funds. Në Shtator të 2016-tës u shfaq në kanalin televiziv zvicerian SRF. Ajo gjithashtu ka qenë një folës gjatë evenimentit TEDxTirana mbajtur në 2014-tën.

Axhenda e Takimit të 15 Dhjetorit është si mëposhtë:

  • 5:30 Rrjetëzim dhe Ushqim
  • 6:30 Bisedë
  • 7:30 Rrjetëzim

Takim mbahet në starton në ora 5:30pm dhe përmbyllet në 8:30PM. Do të jetë Qendra e Inovacionti Protik që do të mirëpresë takimin në adresën Papa Gjon Pali II, No. 3.

Takimi sillet nga Gerti Boshnjaku, CEO dhe themelues i News Media Communication dhe revistës së njohur të biznesit në Shqipëri, Bussines Magazine Albania, Aneida Bajraktari një personazh nga bota e financës dhe drejtësisë me një pasion të hekurt në inovacion dhe zhvillim komunitar dhe Stefan Koritar, Drejtor Rajonal i Startup Grind, Menaxher Produkti pranë Telenav dhe një entuziast i ekosistemit të startupeve.

Për të rezervuar pjesëmarrjen tuaj ju ftojmë të vizitoni uebfaqen e Startup Grind.

Startup Grind Tirana organizoi këtë vit plot 7 takime. Takim i parë ishte e Gazmend Haxhia, CEO i A.S.G Group, ndjekur nga Mërgim Cahani, CEO i Gjirafa.com, Monika Farka themeluese e Dynamics Partners, Julien Coustary partner menaxhues Fil Rouge Capital,Prof. Dan Shechtman nobelist në Kimi, Edi Demaj CEO i Rocket Fiber dhe së fundi Miranda Ademaj.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>