Biznes

Të enjten Snapchat në bursë, kërkon të paktën 19.5 miliard dollar

Mar 1 2017
0 Shpërndarje
Snap Inc, kompania pas aplikacionit të njohur Snapchat, do të përcaktojë vlerën fillestare të aksioneve pas mbylljes së tregjeve Amerikane të Mërkurën në mbrëmje në një prej daljeve më të shumëpritura në bursë pas Alibaba në 2014-ën. Të enjten Snapchat në bursë, kërkon të paktën 19.5 miliard dollar Photo Source: Reuters

Vlera e përcaktuar nga Snap do të jetë testi i parë i urisë së investitorëve për aplikacionin e rrjetit social shumë të dashuruar nga adoleshentët i cili akoma nuk ka filluar të gjenerojë fitim.

Humbjet e kompanisë u rritën vitin e kaluar e cila po sheh ngadalësim të rritje së bazës së përdoruesve për shkak të konkurrencës së ashpër nga rivalët e Facebook.

Objektivat e Snap janë të qarta, Snapchat duhet të kushtojë dikur mes 19.5 miliard dollar deri në 22.3 miliard dollar në bursën e New York-ut ditën e Enjte.

Vlera e 200 milion aksioneve duhet të variojë nga 14 deri në 16 dollar për njësi. Dalja në bursë e cila pritet të gjenerojë 3 miliard dollar të tjera, është më e madhja që nga 2012. /CIO Albanian

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>