Harduer

Të gjitha modelet e reja të laptopëve Chromebook vinë me aplikacionet Android

Jan 23 2017
0 Shpërndarje
Nëse keni në plan të blini një Chromebook në 2017, nuk duhet të shqetësoheni nëse do të vinë me aplikacionet Android ose jo. Të gjitha modelet e reja të laptopëve Chromebook vinë me aplikacionet Android Photo Source: PCWorld

Android Police raportoi një ndryshim në faqen e mbështetjes së Chrome OS ku shkruhej se “Të gjithë Chromebook-ët e lançuar në 2017 e më tutje do të funksionojnë me aplikacionet Android.”

Mbështetja për aplikacionet Android pritej kohësh megjithatë është gjë e mirë të kemi garancinë e Google me lapopët e rinj.

Kompania planifikon të zgjeroj mbështetjen edhe për laptopët e vjetër. Këto laptop kanë gjetur hapësira të mjaftueshme në sektorin edukativë duke fituar bujshëm terren.

Por ky sukses nuk ka gjetur vend tek konsumatorët individualë dhe me aplikacionet Android, Google synon ta ndryshojë këtë realitet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>