Lajmet

Të gjitha të rejat nga Apple: Macbook Pro i ri, iOS 6, Siri

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Të gjitha të rejat nga Apple: Macbook Pro i ri, iOS 6, Siri

Apple vjen fuqishëm me disa prezantime duke përfshirë edhe Macbook Pro të ri, dhe shumë veçori të reja në iOS 6 dhe OS X.

Kjo ngjarje shërbeu si rikujtim që edhe pse rritja më e madhe e komponentëve të Apple janë iPhone dhe iPad, linja e saj Mac vazhdon të mbetet pjesë e rëndësishme e biznisit. Për ta ilustruar më mirë këtë pikë, Apple zbuloi MacBook Pro të gjeneratës së ardhshme.

Poashtu në këtë ngjarje u tha se pjesa e celularëve do të ketë rifreskim me sistemin e ri operativ iOS 6, që përfshinë 200 rifreskime të reja, poashtu edhe përmirësime për Siri.

Apple gjatë kësaj konference ofroi një valë risish. Ja se çfarë u prezantua ( dhe këtu mund të lexoni se çfarë nuk u prezantua):

Rifreskim i App Store: CEO i Apple Tim Cook njoftoi se janë 400 milionë llogari të hapura në App Store. Përveç kësaj kjo kompani ka 650,000 aplikacione në App Store dhe 30 miliardë aplikacione janë shkarkuar deri më tani.

Macbook Air: Macbook Air-ët e ri do te jenë të pajisur me Intel Ivy Bridge procesor, duke ofruar Core i7 me Turbo Boost, duke arritur shpejtësinë e procesorit më shumë se 3.2GHz. Hard disku do të ketë kapacitet prej 512GB SSD, kurse grafika do të jetë deri 60 përqind më e shpejtë. Poashtu edhe USB 3.0 do të jetë pjesë e kësaj pakete.

Macbook Pro: Përveç Macbook Air, Apple zbuloi edhe linjën e re të Macbook Pro-ve. Poashtu edhe këta do të jenë të pajisur me procesor Ivy Bridge dhe me grafikë Nvidia GeForce GT650M. Kjo linjë poashtu përfshinë mbështetjen USB 2.0 dhe USB 3.0.

Linja e re Macbook Pro fillon prej 1.999 dollarë për modelin 13 inçësh dhe 1799 dollarë për Macbook Pro prej 15 inçësh. Që të dy këto modele tashmë janë në shitje.

Gjenerata e re e Macbook Pro: Kjo nuk ishte e tëra sa i përket MacBook Pro. Apple prezantoi edhe një përditësim të madh, që duket si një hibrid i Pro dhe Air. Ky laptop ka një trashësi prej vetëm 0.71 inç dhe thuhet se është MacBook Pro më i lehtë i të gjitha kohërave. Dhe për ata që kërkojnë grafikë më të mirë, pajisja vjen me Apple Retina Display – ekran i njëjtë që përdoret në iPhonet e fundit dhe iPad-in e ri.

Sipas Apple, MacBook Pro i gjeneratës së re se me ekran 15.4 inçësh me Retina Display do të ketë veçorinë “rezolucionin më të madh” të laptopëve në treg duke ju falenderuar 220 pikselëve që ka për një inq. Ky model i ri vjen me rezolucion prej 2,880 x 1,880. Apple tha se ka rifreskuar të gjitha aplikacionet amë duke përfshirë Mail, Safari dhe iPhoto në mënyrë që të punojnë sa më mirë me Retina Display. Aplikacionet profesionale të kësaj kompanie, poashtu do të mund të punojnë me Retina .

Sikurse MacBook Air, as MacBook Pro i gjeneratës së re nuk do të ketë disk optik, por do të ketë një lexues të kartës SD, lidhje HDMI, dy porte USB 3/ USB 2, do të ketë një rifreskim të MagSafe të adapterit të rrymës dhe dy lidhje Thunderbolt. Do të ketë 768 gigabajt hard disk.

Rifreskimi i OS X: Nuk u bë fjalë vetëm për harduer në këtë ngjarje. Kompania Apple tha se Mountain Lion, versioni i fundit i OS X do të ofroj rreth 200 veçori të reja, përfshirë këtu edhe më shumë shërbime cloud. Shërbimi iCloud tanimë ka 125 milionë shfrytëzues të regjistruar, gjithnjë sipas informatave të kësaj kompanie. Aplikacionet si Mail, Contacts, Calendar, Messages, Reminders dhe Notes do të sinkronizohen me veçorinë e re “Documents in the Cloud” që do të mund t’i sinkronizoj dokumentet prej Pages, Keynote, Preview dhe TextEdit. Mountain Lion do të jetë në shitje prej korrikut për 19,99 dollarë.

Baza e përdoruesve të Mac-ve të Apple është rritur në 66 milionë përdorues dhe kjo kompani ka shitur 26 milionë kopje të sistemit operativ OS X Lion që prej kur u lansua në verën e kaluar, me 40 përqind të përdoruesve që përdorin këtë sistem operativ.

iOS 6: Sistemi operativ i riorganizuar vjen me opsione personalizuese, duke u mundësuar përdoruesve ta kyçin opsionin “do-not-disturb”, poashtu, të përgjigjen në telefon me anë të një seti të mesazheve dhe një set VIP për individët që emailët e tyre vijnë me alarm.

Apple më në fund do të lejoj Facetime që të punoj përmes rrjetit celular, i mëparshmi ka punuar vetëm përmes rrjetit Wi-Fi.

Apple poashtu do të konsolidojë llogarinë e përdoruesit të Apple dhe numrin e telefonit, në mënyrë që thirrjet dhe mesazhet të mund të pranohen përmes iPhone apo iPad.

Veçoritë tjera përfshijnë mundësinë e kompilimit offline të listës së leximit, ngarkim i ri i fotografive, mundësia për shpërndarje të fotografive dhe një aplikacion i quajtur Passbook që ruan kartelat e ndryshme si tiketat e filmit etj.

Beta versioni i iOS 6 do të dal nga sot për zhvilluesit, dhe do të jetë i gatshëm për konsumatorët në vjeshtë. Kjo platformë do të përkrahë edhe më tutje iPhone 3GS, dhe poashtu gjeneratën e dytë dhe të tretë të iPad-it.

Integrimi me Facebook: Apple tha se do të lidhen më shumë me Facebook në iOS 6. Skema e re do të lejoj përdoruesit e Facebook të postojne foto dhe video direkt në llogaritë e tyre nga iOS 6 pa patur nevojë ta përdorin aplikacionin e Facebook-ut, dhe të postojnë risi përmes Siri.

Siri bëhet më i mençur: Apple poashtu prezantoi disa rifreskime për Siri, duke përfshirë edhe mundësinë e përdorimit të Siri në iPad-in e fundit.

Këto rifreskime përfshijnë përgjijge më të mira, dhe disa integrime: openTable, Rotten Tomatoes, Yelp, dhe të dhëna të sportit. Siri tashmë mund të lansoj aplikacione, të postoj në Facebook dhe të bëhet internacional. Apple gjithashtu, është duke punuar me prodhuesit e automjeteve për ta integruar Sirin në vetura përmes veçorisë “Eyes Free” e cila do t’u mundësoj shoferëve ta përdorin butonin në timon për ta aktivizuar Sirin. Kjo veçori do të vjen në 12 muajt e ardhshëm për disa kompani të vetura përfshirë BMW, General Motors, Toyota, Mercedes, Honda dhe Audi.

Hartat e Apple: Apple zbuloi sot në WWDC aplikacionin e ri 3D Maps i ndërtuar që nga kati përdhesë e më lartë. Opsioni 3D nuk kyçet vetvetiu por mund të kyçet me anë të një butoni të madh të quajtur 3D.

Por 3D nuk është e vetmja veçori e re. Aplikacioni kyçet në zonën GPS duke u ndihmuar ngasësve navigim më të mirë. Përveç opsionit kthesë-për-kthesë ky aplikacion përfshinë edhe shërbimin e ri të trafikut që tregon vendndodhjen e askidenteve etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>