Lajmet

Të gjitha versionet e Ubuntu 13.04 në dispozicion për shkarkim

Apr 27 2013
0 Shpërndarje
Të gjitha versionet e Ubuntu 13.04 në dispozicion për shkarkim

Për ata që nuk e dinë, sistemi Ubuntu është sistem operativ me bërthamë Linux dhe mund të shkarkohet pa pagesë.

Të gjithë atyre që nuk kanë provuar më parë ndonjë sistem me bërthamë Linux zakonisht iu thuhet që ta përdorin këtë sistem për t’ia filluar përvojës në softuerin e lirë. Edhe ne mund të themi se ky sistem është një mundësi e mirë për t’i marrë hapat e parë.

Tani, të gjitha edicionet e reja të Ubuntu-s janë në dispozicion për shkarkim dhe nëse dëshironi të provoni lëshimet e fundit, atëherë ky është rasti juaj.

Ky sistem ka disa lloje, të cilat dallojnë zakonisht për nga ndërfaqja e përdoruesit, e të cilat mund t’i gjeni pa problem duke kërkuar fare thjesht me një makinë kërkimi si Google, apo Bing, apo, thjesht duke i klikuar lidhjet e mëposhtme.

· Ubuntu

· Kubuntu

· Xubuntu

· Lubuntu

· Ubuntu-GNOME

· Ubuntu Kylin

· Ubuntu Server

Nëse jeni duke përdorur, ose tashmë veç e keni përdorur ndonjë lloj të Ubuntu-s, mos ngurroni të na tregoni në komente për atë lloj, si dhe arsyen që ju ka shtyrë ta përdorni. (PCWorld Albanian)

ubuntu

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>