Harduer

Të gjithë i referohen iPhone X si iPhone “Eks” edhe pse Apple e quajti iPhone 10

Sep 29 2017
0 Shpërndarje
Simboli “X” është 10 numerike e alfabetit Romak dhe supozohet se përfaqëson 10 vjetorin e debutimit të modelit origjinal të iPhone. Të gjithë i referohen iPhone X si iPhone “Eks” edhe pse Apple e quajti iPhone 10

Ndërsa një ekran i stërmadh tregon tekstin iPhone X pas tij, Tim Cook u ngjit në skenën e teatrit Steve Jobs gjatë aktivitetit të 12 Shtatorit dhe tha: Kjo është iPhone 10.

Që nga ajo ditë konsumatorët në mbarë botën kanë jo vetëm që kanë qenë në mëdyshje nëse duhet ta blejnë telefonin ose jo, por edhe sesi duhet ti referohen.

Simboli “X” është 10 numerike e alfabetit Romak dhe supozohet se përfaqëson 10 vjetorin e debutimit të modelit origjinal të iPhone.

Megjithatë konsumatorët duket se nuk e kanë kuptuar ashtu siç Apple ka kërkuar.

Për ca mund të ketë qenë thjeshtë konfuzion, për ca të tjerë preferencë, por shumica e konsumatorëve e quajnë iPhone Eks dhe jo iPhone 10.

Modeli 999 dollarësh nuk del në shitje deri më 3 Nëntor, ndërsa makineritë e marketingut të cilat përcaktojnë identitetin e telefonit janë duke u vendosur tani. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>