Lajmet

Të gjithë telefonët e ardhshëm Lenovo do të kenë versionin e pastër të Android

Aug 4 2017
0 Shpërndarje
Telefonët Lenovo karakterizoheshin nga ndërfaqja Vibe UI, e cila u ribrandua në Vibe Pure UI me lançimin e Lenovo K6 Power. Të gjithë telefonët e ardhshëm Lenovo do të kenë versionin e pastër të Android

Lenovo njoftoi ditën e sotme kalimin e plotë në eksperiencën e pastër të Android duke thënë se të gjithë telefonët e ardhshëm do të kenë versionin stok të sistemit operativ.

Telefonët Lenovo karakterizoheshin nga ndërfaqja Vibe UI, e cila u ribrandua në Vibe Pure UI me lançimin e Lenovo K6 Power.

Termi “Pure” ishte për të treguar se kompania ka bërë përpjekje për të hequr aplikacionet e panevojshme. Vendimi më i fundit i Lenovo për të kaluar në Android stok, reflekton kërkesën e lartë të konsumatorëve për eksperiencë sa më të pastër Android.

Gjithashtu do të jetë më e lehtë për Lenovo të dërgojë përditësimet tek pajisjet e saj. Ashtu si linja Moto e Motorolës, pajisjet Lenovo do të kenë shumë pak ndryshime të softuerit.

Kompania tha se Lenovo K8 i cili debuton më 9 Gusht do të jetë telefoni i parë me Android 7.1.1. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>