Lajmet

Do të kalojnë muaj përpara se Përditësimi i Krijuesve në Windows 10 të mbërrijë tek ju

Mar 23 2017
0 Shpërndarje
Vetëm 1/3 e përdorues morën përditësimin në muajin e parë. Do të kalojnë muaj përpara se Përditësimi i Krijuesve në Windows 10 të mbërrijë tek ju Photo Source: AdDuplex

Përdoruesit të cilët po presin me padurim Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës, i cili pritet të debutojë zyrtarisht në ditët në vijim, duhet të bëjnë durim.

Të dhënat e publikuar nga AdDuplex tregojnë se përditësimi i fundit madhor i sistemit operativ, Përditësimi i Përvjetorit, ju deshën 4 muaj në mënyrë që të implementohej tek 80% e përdoruesve.

Vetëm 1/3 e përdorues morën përditësimin në muajin e parë. Në të vërtetë kjo nuk është për tu shqetësuar. Microsoft e dërgon përditësim gradualisht në mënyrë që serverat të mos mbyten nga trafikut.

Nëse dëshironi të merrni përditësimet sa më parë që të jetë e mundur, Microsoft tradicionalisht ka ofruar një mënyrë: Vizitoni Settings > Updates & Security > Windows Update dhe klikoni Check for Updates.

Megjithatë përsëri mund tu duhen orë dhe ditë përpara se Microsoft tu sinjalizojë përditësimin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>