Lajmet

Të martën bëhen arnimet e para në Windows 8

Nov 11 2012
0 Shpërndarje
Të martën bëhen arnimet e para në Windows 8

Arnimet e para të sigurisë në Windows 8 do të jenë pjesë e një pakoje që pritet të lëshohet të martën gjatë ritualit mujor të arnimit nga Microsoft-i.

Microsoft-i lajmëroi se do të bëjë arnimet e sigurisë të Windows 8 në një buletin të fundit të sigurisë. Buletini ishte paraqitur disa ditë pasi ndërmarrja Vupen kishte lajmëruar që kishte gjetur dobësi në Windows 8 dhe Internet Explorer 10.

Tre arnime “kritike” për versionet 32-bit dhe 64-bit të Windows 8 do të paraqiten në “Arnimin e së Martës të Microsoft”.

Sipas Microsoft, dobësitë kritike janë më të rëndat

Ato mund të shfrytëzohen për të mundësuar ekzekutimin e kodit pa veprimin e përdoruesit. Këto ekzekutime të këtilla iu mundësojnë sulmeve keqdashëse që ta paraqesin veten si kod që duhet të ekzekutohet pa ndonjë paralajmërim për përdoruesin.

Përveç këtyre arnimeve në siguri, pakoja e “Arnimit të së Martës” do të përfshijë përditësime kritike për Windows XP, Windows Server 2003, Windows Vista, Windows Server 2008, Windows 7, Windows Server 2008 R2, Windows Server 2012 dhe Windows RT.

Microsoft do të bëjë edhe lëshimin e një numri të përditësimeve të “rëndësishme” për platformën e vet Office për Windows dhe Mac.

Pasi Vupen zbuloi që kishte gjetur dobësi në Windows 8, Microsoft refuzoi të komentojë në lidhje me këtë. (PC World Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>