Lajmet

Të Martën përurohet Gati.al, platforma dixhitale dhe mobilitetit i vitit në ICT Awards 6

Jun 15 2018
0 Shpërndarje
Themeluesi i platformës, Julian Demeti ka kryer studimet universitare e pasuniversitare për Marketing në universitetin New York Tirana. Të Martën përurohet Gati.al, platforma dixhitale dhe mobilitetit i vitit në ICT Awards 6

Platforma Gati.al, fituese e çmimit ICT Mobiliteti i Vitit në edicionin e 6-të të Albanian ICT Awards, do të prezantohet përpara një publiku të përzgjedhur ditën e Marte me datë 19 Qershor ora 17:30.

Gati.al është Platforme Dixhitale “work on demand”  – funksionon si një urë lidhëse ndërmjet individëve/kompanive që kërkojnë shërbime dhe profesionistëve/ekipeve/kompanive që ofrojnë shërbime.

Gjithashtu, ajo u shërben të gjithë nxënësve apo studentëve që mbarojnë një shkollë profesionale apo studime në degë specifike.

Deri më sot, Gati.al i shërben tregut shqiptar të kërkuesve të shërbimeve dhe ofruesve të shërbimeve me 2626 profesionistë dhe ekipe profesionistësh të verifikuar, të cilët ofrojnë shërbime në 217 profesione.

Axhenda

  • 17:30 – 18:00 – Pritja
  • 18:00 – 19:00 – Prezantimi i Gati.al

Aktiviteti do të realizohet në parkimin nëntokësor të Sheshit ‘Skënderbej’.

Themeluesi i platformës, Julian Demeti ka kryer studimet universitare e pasuniversitare për Marketing në universitetin New York Tirana.

Ai drejton kompaninë Albanian Business Partner e specializuar ne fushat e Branding, Web&Mobile Applications si dhe Software dhe së fundmi ka themeluar startupin Gati.al.

Në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit garuan Dardan Mehmeti, me Platformën edukative “Parashkollori”, Arjanit Pajaziti, me platformën Trafiku Urban ne Prishtinë dhe Julian Demeti me Gati.al.

Ky i fundit rrëmbeu çmimin duke u kororëzuar në mesin e shtatë projekteve më të suksesshme të vitit në garën mbarëkombëtare Albanian ICT Awards. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>