Ja se si

Të Mbash Kompjuterin në Xhep

Jul 16 2008
0 Shpërndarje
Të Mbash Kompjuterin në Xhep

Zgjedhja e Duhur e Hardware

Për të filluar, ju duhet një pen drive e mirë. Merrni parasysh këto udhëzime para se ta blini.

Zgjidhni një pajisje me transfer të lartë. Sa më shpejt të punojë USB-ja juaj, aq më lehtë do punojnë programet. Kur të blini diskun, shikoni specifi kimet. Provoni të gjeni një disk me transfer 15 mbps apo 1.9 MBps, ose edhe më të shpejtë. Nëse tashmë keni ndonjë flash drive, mund ta përshpejtoni duke përdorur ndonjë vegël falas, si HD Tach për Windows. (find.pcworld.com/60197).

Kërkoni një portë USB të shpejtë. USB 2.0 është më e shpejta. Flash disku performon shumë më mirë se në USB 1.x. Sigurohuni që disku që keni zgjedhur ka specifi kacionin USB 2.0 apo “high-speed USB.”

U3 APO JO U3? Disa disqe USB (veçanërisht ato nga SanDisk) janë të shënjuara si “U3” dhe mund të mbajnë aplikacione që përdorin formate të përshtatshme për një disk USB. Disqe të tilla zakonisht vijnë me një program pop-up të instaluar, të emëruar LaunchPad dhe disa programe të tjera, apo së paku kanë një lidhje me një faqe interneti nga ku mund të shkarkoni dhe instaloni programe U3, falas dhe me pagesë. SanDisk deklaron se vetëm aplikacionet U3 punojnë në disqe të tilla, por unë nuk kam pasur problem për të përdorur edhe programe që nuk janë U3, së bashku me programe U3, në të njëjtën pajisje. Mos prisni ama që aplikacionet që nuk janë U3 të shfaqen në menynë lançuese. Me aq shumë aplikacione portative nga burime të shumta falas, nuk ju duhet gjithsesi të blini patjetër një disk U3. Nëse tashmë keni një të tillë, mund të shfrytëzoni përparësinë e tipareve Launch-Pad dhe aplikacioneve të shumta apo përdorni vegla tjera duke larguar U3 Launch Pad nga disqet SanDisk (find.pcworld.com/60198) dhe nga disqet e tjera (find.pcworld.com/60199). Nëse pendoheni që keni larguar nga disku programin Launch-Pad, SanDisk ka një vegël që e kthen programin përsëri (find.pcworld.com/60200).

Zgjidhni Programet e Duhura

Pasi të keni zgjedhur flashdiskun e preferuar, është koha të gjeni programet që do ju duhen kur të jeni larg kompjuterit tuaj. Termi “program portativ” zakonisht i referohet një aplikacioni që mund të hapet i vetëm nga një dosje, (zakonisht nga një disk të lëvizshëm) pa shtuar ndonjë të dhënë në regjistrin bazë të sistemit. Kjo mënyrë nuk mundëson përdorimin e programeve tradicionale si Microsoft Office apo Adobe Creative Suite, por mund të gjeni programe të ngjashme, që bëjnë po të njëjtën punë.

Kompleti Juaj është duke pritur: Nëse doni një komplet Gjithë-në-një, ku përfshihen programet për tabela, procesues të shkrimit dhe përpunues grafi ke, mund të zgjidhni një komplet portativ falas, por ku në disa raste nëse doni mund të bëni donacione tek krijuesit. Një përmbledhje e shkëlqyer është PortableApps i cili vjen në dy versione: Standard me 260MB (find.pcworld.com/60201) dhe 105MB Lite (find.pcworld.com/60202). Versioni Standard përmban versionin portativ të kompletit OpenOffi ce, kurse tek versioni Lite gjendet AbiWord. Të dy versionet përfshijnë një program antivirus, shfletues interneti (Mozilla Firefox), një messenger (Gaim), një lojë sudoku, kalendar dhe menaxher takimesh (Mozilla Sunbird), dhe një klient për e-mail (Mozilla Th underbird). Mund të gjeni një tjetër përmbledhje të-gjitha-në-një falas tek winPenPack (find.pcworld.com/60203). Kompleti winPenPack vjen me më shumë versione në krahasim me Portable Apps. Essential, 1Gb, School, Game, Web, dhe opsionin që mund ta konfiguroni sipas nevojave. Gjithashtu mund të shkarkoni aplikacione të veçanta. Oferta të ndryshme ofrojnë aplikacione të ndryshme, për zyrë, internet, grafi kë, multimedia dhe vegla të ndryshme sigurie. Të dy kompletet, si PortableApps dhe winPenPack ofrojnë produktet e Mozilla dhe OpenOffice.

Me çfarë t’i lançoni programet?
Përdorimi i aplikacioneve portative do të jetë më i lehtë nëse keni një meny lançuese pop-up. Do ta keni këtë meny tek disqet U3, si te PortableApps dhe winPenPack. Në të dyja rastet një ikonë shfaqet afër orës së Windows, klikojeni për të parë një meny të ngjashme me Start në të cilën do të gjeni aplikacionet nga flash disku. Personalisht, unë konsideroj se winPenPack është më elastik dhe më i përshtatshëm. Mund ta shkarkoni winPenPack Launcher ndaras (find.pcworld.com/60204). Nëse këta lançues nuk përmbushin kërkesat tuaja, ju mund të provoni edhe një aplikacion tjetër të ngjashëm falas, Pegtop Soft ware PStart (find.pcworld.com/60205). Hulumtoni programet falas: Koleksionet e mëdha nuk janë vendet e vetme ku mund të gjeni aplikacione portative. Ndonjëherë mund të gjeni versionin portativ të programit tuaj të preferuar duke kërkuar në motorët e zakonshëm të kërkimit, duke shkruar emrin e aplikacionit dhe duke i shtuar fj alën portable. Vende tjera të mira janë faqet si Portable Freeware (www.portablefreeware.com) dhe rubrika për programe falas portative nga Ned Wolf Absolutely Free Software (nedwolf.com/Freeware-Portable.htm). Një faqe tjetër ku mund të gjeni rubrikën për programe portative është Snapfiles.com. Përfundimisht, provoni të vendosni fj alën portable në kutinë e kërkimit tek faqja për shkarkimin e programeve tuaja të preferuara, për shembull tek www.pcworld.com/downloads.

Mbroni Informacionin e Ruajtur

Edhe nëse merrni me vete dosjet tuaja të punës në diskun tuaj të lëvizshëm, apo i vendosni online, duhet të merrni të gjitha masat e mundshme për tu mbrojtur dhe duhet të rrisni nivelin e sigurisë të kompjuterit tuaj nga ndonjë sulm apo prishje aksidentale. Zbatoni hapat në vazhdim për vendosjen e një sigurie të tillë. Skanoni gjithnjë për të qenë të sigurt: Pasi që keni përdorur diskun USB, në një kompjuter të panjohur, ka mundësi t’i jeni ekspozuar rrezikut, kështu që instaloni një anitspyware dhe një antivirus tek kompleti i aplikacioneve tuaja portative. Si një masë tjetër parandaluese, skanoni diskun USB me antivirusin e kompjuterit dhe sigurohuni se mos merrni ndonjë program të dëmshëm. Përdorni arsyen: Një kompjuter në hotel, qendër tregtare apo në internet kafe mund të ketë një keylogger i cili vjedh fjalëkalimin tuaj, puna portative kurrë nuk mund të jetë 100 përqind e sigurt. Por mund të zvogëloni rrezikun duke shmangur transaksionet me karta krediti kur të përdorni një sistem portativ në një kompjuter tjetër. Nuk duhet t’ju themi fare se duhet të shmangni blerjet në internet në raste të tilla.

Siguroni dhe mos fshini: Nëse jeni duke punuar me ndonjë dokument të rëndësishëm, duhet t’i kodoni të dhënat, për të qenë të mbrojtur. Vegla me kod të hapur, True- Crypt (truecrypt.com) dhe programi falas për arkiva IZArc2- Go (find.pcworld.com/60206), ka gjithë tiparet e duhura për kodifi kimin e të dhënave në disk.Në shumicën e rasteve, duhet të kopjoni një dokument nga dosja e koduar para se të punoni në të. Më pas duhet ta ktheni aty ku ishte për ta ruajtur. Për siguri të shtuar, përdorni aplikacionet për grisje (shredding) për të shkatërruar kopjet që doni t’i zhdukni (pasi të keni kthyer në dosjen e koduar kopjen origjinale të dokumentit). CyberShredder (find.pcworld.com/60207) dhe UltraShredder (find.pcworld.com/60208) dy aplikacione portative falas që funksionojnë mirë.

Krijoni backup: Pasi disqet USB janë të vegjël dhe shpesh humbin, ruajtja e të dhënave është ndoshta më me rëndësi se ruajtja e të dhënave nga sistemi juaj kryesor. Aplikacionet janë më të vogla, kështu që krijimi i kopjes rezervë është më i shpejtë, dhe dokumentet e krijuar marrin më pak hapësirë në diskun tuaj për backup. Të gjitha kompletet e programeve të përshkruar në këtë artikull kanë mundësinë e krijimit të kopjeve rezervë. Sigurisht që nuk ju duhet gjithnjë një funksion i tillë, pasi mund të hapni Windows Explorer dhe të zhvendosni të dhënat nga fl ash disku në një disk për backup. Gjëja kryesore është ta bëni këtë rregullisht.

 

Instaloni PortableApps në Flash Disk

Një komplet si Portable Apps mund të ketë gjithë programet që ju duhen në USB-në tuaj. Këtu keni udhëzimet si ta instaloni.

1. Vendosni një pen drive të zbrazët në një port USB në
kompjuterin tuaj.
2. Shkarkoni PortableApps Suite Standard nga find.pcworld.com/60201 dhe klikoni dy herë skedarin ekzekutues për të fi lluar instalimin .
3. Klikoni butonin ‘…’ në anën e djathtë të fushës Install to për të zgjedhur flash diskun, pastaj klikoni
Install..
4. Pas rreth 15 minutash, instalimi duhet të përfundojë dhe procesi i instalimit mbyllet në mënyrë automatike. Klikoni dy herë diskun tuaj nga dritarja My Computer dhe pastaj klikoni dy herë StartPortableApps për të hapur lançuesin e aplikacioneve.
5. Menjëherë mund të fi lloni të përdorni aplikacionet Firefox, Thunderbird, OpenOffi ce.org e të
tjera. Ose mund të klikoni Options për të shkarkuar dhe instaluar aplikacione shtesë për pajisje portative.

 

Lajmet e fundit>