Vëzhgim

Të mirat dhe të këqijat e blerjes së e-book-ëve

Aug 31 2009
0 Shpërndarje
Të mirat dhe të këqijat e blerjes së e-book-ëve

 Nëse blej një liber apo një disk, është i imi përgjithmonë dhe mund ta aksesoj kur të dua. Veprimet e Amazon tregojnë se kjo nuk është domosdoshmërisht e vlefshme për e-book-ët.
Amazon i zhvendosi botimet e paautorizuara të librit me kërkesë të mbajtësit të së drejtës. Më vonë, zyrtarë të kompanisë informuan se Amazon nuk kishte menaxhuar mirë çështjen dhe se nuk do të zhvendoste automatikisht kopje të paautorizuara të librave Kindle në të ardhmen. Kompania rimbursoi totalisht blerësit për librat.
Por si mund ta dinë blerësit se cili libër është i autorizuar dhe cili jo? Meqë Amazon ofron qindra mijëra tituj, diçka si kjo është e sigurt se do të ndodhë sërish.
Mbrojtjet tuaja janë të kufizuara. Kufizimi i menaxhimit të të drejtave dixhitale (DRM), që Amazon vendos në përmbajtjen e blerë në dyqanin e saj, ju ndalon të shkarkoni një e-book Amazon në një lexues e-book-ësh të dytë, jo-Kindle. Por mund ta shkarkoni kopjen tuaj për një numër të kufizuar herësh (Amazon nuk e përmend këtë numër sepse duket se ai varet nga botuesi) midis Kindle dhe iPhone.
Gjithmonë shkarkoni dhe ruani çdo e-book që keni blerë direkt në PC-në tuaj (këtë ju lejohet ta bëni). Kur doni të lexoni ndonjë, transferojeni atë në Kindle me USB. Në këtë mënyrë, kopja juaj nuk do jetojë mbi një re (në raftin tuaj dixhital apo pajisjen tuaj); nëse Amazon ekzekuton një spastrim, kopja do të mbetet në PC-në tuaj. Një ruajtje e tillë, gjithsesi, do të funksiononte vetëm me Kindle; nëse kaloni në një lexues si E-reader i Sony më pas, nuk do të keni më akses në atë fajl.
Nëse nuk doni të merreni fare me Amazon apo problemet e DRM, shkarkoni e-book nga faqe të cilat ofrojnë punë të zotërimit publik. Ato mund të mos kenë të gjithë spektrin e titujve të Amazon, por mund të gjeni gjëra mjaft intriguese. Project Gutenberg (find.pcworld.com/63480). Ka mijëra tituj e-book-ësh falas për t’u shkarkuar, që prej Uliksit deri te Doracaku i Scoutit. Project Gutenberg strehohet nga Ibiblio (ibiblio.org), një projekt bashkëpunues i Universitetit të Carolina-s, i cili ruan informacion pa pagesë rreth temave si programet, nuzika, letërsia, historia, arti dhe shkenca. Diçka shumë e mirë e këtyre faqeve është se mund të shikoni pjesën më të madhe të përmbajtjes në të gjithë lexuesit e e-book-ëve si dhe në telefonin tuaj. Feedbooks (feedbooks.com), një tjetër sajt i mirë, ofron libra të zotërimit publik si dhe përmbajtje të pabotuar.

Lajmet e fundit>