Lajmet

Të Premten në Startup Grind Tirana sipërmarrësja e shquar shqiptare Mirela Sula

Apr 13 2017
0 Shpërndarje
Gazetare dhe psikologe me profesion, Mirela ka punuar në sektorët mediatik dhe edukativë për 15 vite. Ajo ka një eksperiencë të gjërë në psikologji, gazetari, mësimdhënie, trajnim dhe media. Të Premten në Startup Grind Tirana sipërmarrësja e shquar shqiptare Mirela Sula Photo Source: StartupGrind

Komuniteti i shquar ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit, Startup Grind, vijon me takimin e radhës për muajin Prill ku do të jetë e ftuar Mirela Sula.

Gazetare dhe psikologe me profesion, Mirela ka punuar në sektorët mediatik dhe edukativë për 15 vite. Ajo ka një eksperiencë të gjërë në psikologji, gazetari, mësimdhënie, trajnim dhe media.

Ajo është publikuese dhe kryeredaktore e gazetës Global Woman si dhe organizatore e Global Woman Summit.

Mirela është krijuesja e Platformës Migrant Woman dhe organizatore e Konferencës me po të njëjtin emër në Londër. Pasioni i saj në mentorshop dhe sipërmarrje nuk ka përbërë pengesë për studime PhD në Psikologji në Universitetin Regent.

Ajo është autore e disa prej librave bestseller si “Don’t Let Your Mind Go,” publikuar në Shtetet e Bashkuara dhe Turqi. Në 2014-ën Mirela ishte pjesë e listës së 10 Femrave Lidere në Sipërmarrje” publikuar nga ICSB.

Mirela bart medalje të ndryshe si “Inspiration Awards for Women 2015”, “Up – And – Coming Inspiration Influencer” dhe “Radeio World Awards for Authors” në fushën e vetëzhvillimit.

Takimi do të mbahet ditën e Premte në ora 17:30 pranë ambienteve të EasyPay. Rezervoni pjesëmarrjen tuaj në këtë pakim përmes uebsajtit të Startup Grind Tirana.

  • 5:30 pm Networking and Food
  • 6:30 pm Fireside Chat
  • 7:30 pm Networking

Takimi sillet nga Gerti Boshnjaku, CEO dhe themelues i News Media Communication dhe revistës së njohur të biznesit në Shqipëri, Bussines Magazine Albania, Aneida Bajraktari një personazh nga bota e financës dhe drejtësisë me një pasion të hekurt në inovacion dhe zhvillim komunitar dhe Stefan Koritar, Drejtor Rajonal i Startup Grind, Menaxher Produkti pranë Telenav dhe një entuziast i ekosistemit të startupeve.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Në takimin e fundit të Startup Grind ishte i ftuar Agrohen Shehaj, një prej sipërmarrësve më të suksesshëm shqiptar dhe më gjërë.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>