Biznes

Të rejat e Nintendo-s, Wii U GamePad dhe Miinerse social network

Jun 4 2012
0 Shpërndarje
Të rejat e Nintendo-s, Wii U GamePad dhe Miinerse social network

Presidenti i Nintendo-s, Satoru Iwata, postoi një video para konferencës E3, në uebfaqen e kompanisë për t’iu dhënë një ide shikuesve se çfarë mund të presin këtë vit në konferencën e lojrave. Iwata e përdori kohën e tij për të dhënë detaje për Wii U GamePad dhe Miiverse Social network, dhe kjo vetëm disa ditë para konferencës E3 që do të bëhet në Los Anxheles.

Nintendo e përdori emrin “GamePad” si një kthim në të shkuarën, nga origjinali i vitit 1980. Asokohe, kjo pajisje përdorej gjithmonë e më shumë për lojra se sa joystick tradicional, kështu që njerëzit e quajtën gamepad.

Wii U GamePad ka një ekran touchscreen prej 6.2 inçësh, por në ndryshim nga modeli i prezantuar më herët, modeli i ri do të ketë thumbsticks që duket larg prej ekranit. Kjo u bë me qëllim për t’u rehatuar më shumë kur luan për një kohë të gjatë. Gjithashtu ka edhe një lexues/shkrues NFC poshtë padit të majtë që mund të përdoret si ekran TV.

Miiverse mund të përshkruhet si hyrja e Nintendo në botën e lojrave sociale. Lojtarët do të përfaqësohen prej avatarëve të vegjël dhe do të jenë në gjende të komunikojnë me lojtarë të tjerë që përdorin GamePad. Me kalimin e kohës Nintendo do ta lidhi rrjetin me 3DS, PC si dhe smartfonat.

Kjo ide duket disi larg konceptit që ndjek Nintendo. Për shembull, kushdo që ka eksperiencë në Xbox Live, e di se çfarë marrëzirash mund të vijnë nga ana tjetër e mikrofonit. Kjo gjë mund të prishë reputacionin e Nintendo-s për lojërat familjare. Për t’u njohur më shumë me planet e ardhëshme të Nindtento-s, vlen të ndiqen punimet e konferencës E3, që zhvillohen këtë të enjte. (PCWorld Albanian)

Videon e postuar nga presidenti i Nintendos mund ta shikoni më poshtë:

Lajmet e fundit>