Lajmet

Të rinj nga Kosova do të marrin pjesë në festivalin e programuesve në Mbretërinë e Bashkuar

Aug 2 2014
0 Shpërndarje
Të rinj nga Kosova do të marrin pjesë në festivalin e programuesve në Mbretërinë e Bashkuar

f1cca408-eb61-4ef4-9ac7-1993649f71dd-460x276Gjatë kësaj fundjave mbahet festivali i Kodit nga Young Rewired State, ku ofrohet një fundjavë pa pagesë e kodimit dhe ligjërimit në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesëmarrës në këtë festival do të jenë edhe disa programues të rinj nga Kosova, por të cilët do të jenë pjesëmarrës vetëm në formë virtuale. Këtë javë do të jenë pjesëmarrës afërsisht 1,000 fëmijë të moshave nga 7 deri në 18 vjeç, që do të qëndrojnë në 61 qendra përgjatë Mbretërisë së Bashkuar, duke ndërtuar aplikacione, uebfaqe, lojëra dhe duke shkruar algoritme për të zgjidhur probleme të botës reale.

40 fëmijë vijnë nga komuniteti ndërkombëtar i YRS-së, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, janë tashmë programues të talentuar, kreativë dhe entuziastë, të cilët pritet të jenë edhe njerëzit që ndërtojnë teknologjitë e të ardhmes sonë. Koduesit janë të lirë të ndërtojnë çfarëdo që dëshirojnë, por atyre iu kërkohet që të përdorin të paktën një pjesë të të dhënave të hapura, ose të formojnë koleksionin e tyre të të dhënave të hapura për t’ju mundësuar të tjerëve përdorimin e tyre.

Finalja është planifikuar të mbahet gjatë ditës së diel, në Plymouth, ndërsa ju mund ta ndiqni ngjarjen me cicërimat për të në Twitter me etiketën #YRS2014. Shkathtësitë dixhitale kanë qenë një temë e nxehtë për vitet e kaluara dhe organizata prapa Festivalit të Kodit, Young Rewired State, ishte kampione e asaj përpjekjeje. (PCWorld Albanian)

Tags >

programim
Lajmet e fundit>