Vëzhgim

Të rinjtë amerikanë: Facebook i këtillë vetëm përkohësisht

May 16 2012
0 Shpërndarje
Të rinjtë amerikanë: Facebook i këtillë vetëm përkohësisht

Sipas një sondazhi të bërë nga Associated Press dhe CNBC, gjysma e të rinjve amerikanë mendojnë që rrjeti Facebook është një modë, çmenduri dhe së shpejti do të mund të kthehej në atë formën të cilën mund ta përshkruajmë si Modëbook.

Sondazhi i kryer erdhi si pjesë e fushatës që është duke e ndjekur kalimin në ndërmarrje aksionare të Facebookut, që tani duket të jetë duke e bërë vlerësimin e rrjetit shoqëror si më të vlefshëm se 100 miliardë dollarë. Do të ishte mjaft e zakonshme nëse do të pritej që të vjetërit të përgjigjen që Facebook për një kohë të gjatë do të ketë një vlerë të lartë, por ajo se çfarë është befasuese është që amerikanët e rinj dyshojnë në stabilitetin biznesor të ndërmarrjes Facebook. 51 për qind thanë që ata presin që Facebook të zbehet dhe vetëm 44 për qind deklaruan që Facebook do të qëndrojë stabil.

58 për qind e atyre që janë përgjigjur nën sondazh janë të atillë do të ishin të gatshëm të investojnë në aksione për Facebook e quajtën çmimin e lartë të tyre dhe 40 për qind besojnë që Facebook nuk është një investim i mirë. (PC World Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>