Lajmet

Të shtunën do të organizohet konferenca e radhës BarCamp Gjakova #9

May 30 2014
0 Shpërndarje
Të shtunën do të organizohet konferenca e radhës BarCamp Gjakova #9

10250255_485450444933441_8908572063479658159_nTë shtunën, më 31 maj 2014 Komuniteti Aktiv Qytetar organizon konferencën jo-zyrtare të radhës, BarCamp Gjakova #9. Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet prezantimi i ideve, inovacioneve, dhe diskutimi i hapur rreth çështjeve të ndryshme, ku do të mbahet në Gjakovë, duke filluar nga ora 17.00. Në BarCamp Gjakova #9 do të ketë disa tema të larmishme për diskutim dhe folësit do të ndajnë eksperiencën e tyre, ku mund të përmendim:  Ardian Gojani, Butrint Kusari dhe Henrijeta Vula Pula.

Ardian Gojani është studiues nga Gjakova që ka përfunduar studimet PhD dhe master në Inxhinieri të Hapësirës Ajrore në Universitetin Tohoku në Sendai, Japoni (2001-2006). Ai ka punuar si hulumtues shkencor në Universitetin e Tohokus, Japoni nga viti 2011-2014, si dhe ka punuar si “BK21” Shkencëtar në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike në “Seoul National University”, Seoul, Republika e Koresë (2007-2011). Ardian Gojani gjithashtu ka qenë profesor i Fizikës në disa shkolla të ndryshme të Gjakovës dhe ka botuar shumë hulumtime shkencore, kryesisht të publikuara në Kore dhe Japoni. Në BarCamp Gjakova, Gojani do të flas për rrugëtimin e tij në hulumtimet dhe projektet shkencore.

Ndërsa referuesi tjetër, Butrint Kusari, ka lindur në Gjakovë, me profesion gjinekolog – obsteter, ka kryer fakultetin dhe specializimin në Prishtinë. Ka qenë pjesëmarrës në shume seminare ndërkombëtare, si dhe ka ndjekur trajnime të shumta në shtete të ndryshme si në Slloveni, SHBA, Turqi, Shqipëri, Kroaci etj. Kusari punon si gjinekolog obsteter pranë spitalit rajonal Isa Grezda –Gjakovë.  Tema që do trajtoj Butrint Kusari ka të bëjë me atë që sa ne kemi njohur për sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe pasojat që sjellin ato, kostoja e ulët e mbrojtjes si dhe kostoja e lartë e mjekimit. 

Referuesja e tretë, Henrijeta Vula (Pula) ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në profilin Psikiatri dhe Psikoterapi të fëmijëve dhe adoleshentëve. Ka përfunduar Specializimin për Psikiatri në Prishtinë. Ka punuar si mjeke vullnetare në Ambulancën “Nëna Terezë”; në Shkollën e Mesme të Mjekësisë si profesoreshë e lëndëve të mjekësisë; si terapiste për fëmijë dhe adoleshent për 7 vite (punë dytësore) në Projektin ‘’Trauma dhe pajtimi’’ në organizatën CFT (Children For Tomorroë). Aktualisht punon në Repartin e Psikiatrisë- Spitali Rajonal në Gjakovë. Në BarCamp Gjakova, Henrijeta Vula do të flas për shëndetin mendorë dhe stigma (paragjykimet), si dhe për Psikoterapinë familjare sistemike. 

Vendi ku do të mbahet ky aktivitet është DEL House dhe PCWorld Albabian është një ndër sponsorët mediatik. Komuniteti Aktiv Qytetar (KAQ) nga Gjakova ka qëllim që ti bashkoj qytetarët aktiv, profesionistët, artistët dhe ndërmarrësit e rinj për të kontribuar si dhe bashkëpunuar në krijimin e ideve, projekteve, trajnimeve profesionale, ngjarjeve kulturore dhe artistike në qytetin e Gjakovës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>