Lajmet

Të shtunën në Prishtinë mbahet Hack Day

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
Të shtunën në Prishtinë mbahet Hack Day

Hack Day PrishtinaGjatë ditës së shtunë Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universum në Prishtinë ka planifikuar që të organizojë ngjarjen “Hack Day”.

Me këtë event është synuar që të mblidhen të gjithë të interesuarit në fushën e teknologjisë në përgjithësi, e në veçanti në programim dhe administrim të sistemeve.

Ngjarja, përveç që synon të grumbullojë të gjithë të pasionuarit pas këtyre fushave për qëllime edukative, përfshihet në axhendë edhe fituesi i garës.

Fituesi i një gare që është planifikuar të mbahet përveç që do të marrë epitetin e më të mirit për Hack Day 2013, është planifikuar që të marrë një bursë studimi në kolegjin Universum në vlerë prej 3600 euro.

Ngjarja është planifikuar të fillojë në orën 11:00, në Kolegjin Universum në lagjen Ulpiana në Prishtinë dhe ata që duan të marrin pjesë duhet të marrin pajisjet e tyre me vete, si laptopët , tabletët dhe smartfonët. Nëse jeni të interesuar që të merrni pjesë, atëherë paraprakisht duhet të mbushni këtë formular regjistrimi me të dhënat tuaja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>