Lajmet

Të shtunën në Prishtinë mbahet takimi i Grupit të Përdoruesve Shqiptarë të SQL Server-it

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Të shtunën në Prishtinë mbahet takimi i Grupit të Përdoruesve Shqiptarë të SQL Server-it

ALSSUGGjatë ditës së shtunë Grupi Shqiptar i Përdoruesve të SQL Server-it do të mbajë takimin e radhës, në të cilën ngjarje pritet të ketë ligjërata teknike nga ligjërues vendorë me përvoja nga fusha të ndryshme, që nuk kufizohen vetëm në teknologjinë SQL Server.

Sipas axhendës së publikuar, ngjarja pritet të ketë ligjërim nga programuesi në Raiffeisen Bank të Kosovës, Florim Maxhuni, me temën “Qasja e të dhënave nga .Net”, pastaj ligjëratë nga MVP i SQL Server-it, Dukagjin Maloku me temën “Bazat tuaja të të dhënave SQL Server në Windows Azure”, pastaj zhvilluesja e softuerit dhe trajnuesja për SQL Server në Cacttuss, Donika Bajrami me temën “Planifikimi i strategjisë së kopjes rezervë për bazat e të dhënave”. Ligjërimi i fundit pritet të mbahet nga zhvilluesi i bazave të të dhënave, Lamir Shkurti, me temën “Rregullimi i funksionimit dhe optimizimi i pyetësorëve në SQL Server”.

Ligjërimet janë planifikuar të kryhen në anglisht. Ngjarja mbahet në ambientet e Qendrës së Inovacionit në Kosovë dhe të interesuarit para se të shkojnë duhet të regjistrohen duke shkuar tek kjo faqe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>