Vëzhgim

Të tjerët zbresin, Apple ngritet në Evropën perëndimore

Aug 18 2011
0 Shpërndarje
Të tjerët zbresin, Apple ngritet në Evropën perëndimore

Shitjet e kompjuterëve personalë në Evropën perëndimore patën 12.7 milionë njësi në çerekun e dytë vitit 2011, duke rënë për 18.9% në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2010. Ndërsa Apple pati rritjen modeste prej 0.5%, tha Gartner.

“Tregu i PC-ve në Evropën perëndimore vuajti nga një kerkesë e ulët në të dy sektorët, privat dhe profesionalë, një treg i cili gjithashtu u ballafaqua me çështje inventare të shkaktuara nga teprimi në 2010-tën” tha Meike Escherich, analisti kryesor në Gartner, në një deklaratë. Tregu i PC-ve për celularë pati një ulje prej 20.4%, ndrësa shitja e mini-notebook-ëve (të quajtur ndryshe si Netbook) ra për 53%.

Apple pati rritje prej 0.5% në Evropën perëndimore, rritje e konsiderueshme, për dallim nga prodhuesit e tjerë të mëdhenj të PC-ve.

Në tregun e Britanisë së madhe, Apple dhe Samsung ishin prodhuesit e vetëm në top-pesë prodhuesit që patën ngritje njëshifrore. Dhe në Francë, Apple ishte i vetmi nga top-pesë prodhuesit që pati ngritje, tha Gartner. Në Gjermani, prania e Apple ishte ndjerë tërthorazi. “Me publikimin e tabletave si iPad, shitësit me pakicë ishin shumë të matur në zëvendësimin e porosive për PC” tha Escherich. “Në vend të kësaj, shumë nga ata donin që ta siguronin hapësirën për tableta mediatike.”/pcworldalbanian 

 

Lajmet e fundit>