Lajmet

Të vrasësh prindërit për Halo 3!

May 25 2009
0 Shpërndarje
Të vrasësh prindërit për Halo 3!

“Varësia ndaj videolojërave nuk e shpjegon apo arsyeton vrasjen e prindërve nga Daniel Petric”, ka vendosur një gjyqtar në Janar, në Ohajo.
 
Petric ka vrarë prindërit pasi ata i kanë hequr nga Xbox 360 diskun e lojës Halo 3, në shtator 2007. Petric, i cili ishte 16 vjeç në atë kohë, ka dalë nga shtëpia për të riblerë lojën pasi i ati ja kishte ndaluar ta përdorte më tej. Prindërit i kanë gjetur prapë në shtëpi diskun e ri të lojës, ja kanë marrë, dhe ja kanë mbyllur në dollap, ku gjendej edhe një revole 9mm.
 
Një muaj më vonë, Petric ka rimarrë lojën dhe revolen dhe ka qëlluar mbi prindërit, duke vrarë nënën e lënduar babanë.
Avokatët e Petric insistojnë se mosha e djaloshit dhe “varësia ndaj videolojërave” ka ndikuar në uljen e aftësisë së tij për të menduar qartë, duke e shtyrë drejt veprimeve të kryera.

 

Lajmet e fundit>