Ja se si

Të zgjedhësh kamerën dixhitale të së ardhmes

Aug 12 2008
0 Shpërndarje
Të zgjedhësh kamerën dixhitale të së ardhmes

Do donin që t’ju bënte të ndjeheni mirë kur ta shihni, apo jo? Padyshim që videoformatet dixhitale aktuale nuk do të jenë të përshtatshme me ato të së nesërmes, ndaj, mund të bëni një zgjidhje të arsyeshme për kamerën tuaj të re.

Për të qenë të sigurt përmbajuni këtyre tre udhëzimeve: • Blini një kamera dixhitale me cilësi të fotografi së që jua përballon xhepi. Siguroheni qe kamera përkrah formatin tepër të gjerë. • Përdorni memorie afatgjatë për ruajtjen e fotografi ve dhe videove. Për të pasur cilësi të lartë, duhet të mendoni vërtet për HDTV. Përdoruesit e kamerave dixhitale kanë në dispozicion dy formate me cilësi të lartë: HDV, që përdor kaseta të njëjta si formatet e cilësisë standarde DV dhe AVCHD (Advanced Video Codec High De – nition), një format që mund ta regjistroni në DVD, harddisk, apo flashdrive. AVCHD ka disa përparësi ndaj HDV. Ka kompresim më efikas, ndaj shfrytëzon hapësirë më të vogël. Ka transfertë të skedarëve “drag and drop”nga kamera në kompjuter dhe një interaktivitet shumë më të përshtatshëm me çfarëdo programi për media. Për deri sa AVCHD përdorMPEG-4 si format kompresues, diskun ACHVD mund ta shikoni edhe në aparatura “Blue-ray”, pa pasur nevojë ta konvertoni në një format tjetër. Megjithatë, HDV mbetet zgjedhja ime kryesore, për tri arsye.

E para, përdoruesit e HDV ende kanë cilësi më të lartë se sa përdoruesit e modeleve AVCHD.

E dyta, HDV kanë memoriet me qëndrueshmërimë të gjatë, ndryshe nga AVCHD që duhet të regjistrojë në disk optik për tu ruajtur apo që merr hapësirë shumë të madhe në harddisk.

Arsyeja ime e tretë është se AVCHD ende nuk ka arritur zhvillimin e duhur. Shumica e programeve për editim të videove vetëm sa kanë fi lluar të merren me AVCHD dhe nuk përkrahin të gjitha ndryshimet e së ardhmes të kamerave digjitale. Megjithatë AVCHD mund të jetë zgjidhja më e mire pas disa vitesh.

Becky Waring

 

Lajmet e fundit>