Lajmet

Tea Reçica: Intervistë me Yllin në Ngritje në edicionin e 6-të të ICT Awards

May 25 2018
0 Shpërndarje
Talenti i saj për teknologjinë u shfaq me tu bërë pjesë e Shkollës Digjitale, duke u bërë protagoniste për zhvillimin e disa aplikacioneve tashme të publikuara në Google Play & Appstore. Tea Reçica: Intervistë me Yllin në Ngritje në edicionin e 6-të të ICT Awards

Është 14 vjeçe. Ka lindur ne Prishtine, nxënëse e klasës së 9 në shkollën Gjergj Fishta. Talenti i saj për teknologjinë u shfaq me tu bërë pjesë e Shkollës Digjitale, duke u bërë protagoniste për zhvillimin e disa aplikacioneve tashme të publikuara në Google Play & Appstore.

Aplikacioni Find my Clothes është aplikacioni i saj i parë personal, ideja për të cilën erdhi si pasoje e problemit ditor ne lidhje me përzgjedhjen e rrobave dhe digjitalizimin e dollapit.

Po ashtu, një tjetër aplikacion është Trashëgimia Kulturore e cila jep informata rreth objekteve te mbrojtura te kulturës dhe vendit tone, ndërsa përfitimi kryesor është shkollimi i 12 fëmijëve te SOS Fshatit ne shkollën digjitale si rezultat i kontributit nga ky aplikacion.

PCW: Tea, a mund të na flisni pak për shkollimin, profilin dhe planet për të ardhmen?

Jam 14 vjeçare dhe vijoj mësimin (edhe disa dite:) ne shkollën fillore Gjergj Fishta ne Prishtine, si dhe jam anëtare e organizatës Ndërkombëtare Mensa International. Si e vogël kam marr pjese ne kurse te ndryshme ndërsa kam ushtruar programim online, ku koha qe kaloja ne kompjuter u kthy ne një pune dobishme, aty me lindi interesimi i cili vetëm sa është duke u rrit për çdo ditë e me shume. Pas një kohe, u hap Shkolla Digjitale dhe filloi me regjistrim te nxënësve, qe për mu ka qene diqka shume interesante dhe kam qene nder aplikantët e pare. Si vajza e pare ne Shkollën Digjitale me ka dhëne shtyse edhe me te madhe për te vazhdu me u zhvillu edhe me tepër ne ketë drejtim. Nëse djemtë mund të jenë të mirë në këtë profesion, atëherë mundem edhe unë, dhe do synoj edhe për më shumë.

Shkollën e mesme do te vazhdoj ne Gjimnazin Don Bosko drejtimi Teknologji Informative ndërsa synimet e e mia janë që shkollimin e mëtutjeshme ta vazhdoj në ndonjë Universitet te njohur Botëror

Ky për mu është vetëm fillimi, ka shume gjëra qe unë dua dhe do ti bëj. Dëshira ime është që të jap kontributin për një të ardhme më të mirë, për të lehtësuar jetën e përditshme duke ju qas problemeve më të vogla deri te ato me të mëdha.

PCW: Cila ka qenë arsyeja që vendose të bëhesh pjesë e ICT Awards?

Pjesëmarrja ne ICT Awards është ëndërr e realizuar, ndërsa arsyeja e pjesëmarrjes ka qene për te provu diqka te re, për ta sfiduar veten time dhe për te qene pjese e njerëzve te suksesshëm në ketë gare.

PCW: Le të flasim për aplikacionet. A mund të na shpjegosh si funksionon aplikacioni Trashëgimia Kulturore e Prishtinës dhe cili ka qenë qëllimi i tij?

Aplikacioni Trashëgimia Kulturore e Prishtinës është aplikacioni i parë qe e kam realizu me iniciativën e Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit me qëllim qe ti ofroj mundësi të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe Turisteve të njoftohen me trashegimite kuturore të Prishtinës. Aplikacioni përdoret shume lehte dhe është i perbërë prej 37 trashëgimive kulturore.

Te gjitha kane tekst i cili i përshkruan objektet dhe po ashtu ka edhe Google Maps buttonin qe te tregon vendodhjen e sakte te objektit, pra me pak fjale ky aplikacion është digjitalizimi i qytetit. Aplikacioni është ne gjuhen Shqipe dhe Angleze prandaj nuk limitohet vetëm për përdoruesit shqiptar dhe gjendet ne App Store dhe Play Store. Fondet te cilat i ka dhuruar Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit për realizimin e këtij aplikacioni janë shfrytëzuar për financimin e mësimit te programimit ne Shkollën Digjitale për 12 fëmije bonjak te fshatit SOS ne Prishtinë.

PCW: Çfarë mendon të bësh me këto aplikacione në të ardhmen?

Te dy aplikacionet janë vetëm versionet e para, dhe natyrisht qe do te përmirësohen me tutje duke ju shtuar karakteristika te reja. Me aplikacionin Find my Clothes jam duke punuar qe versioni i ri te te ketë opsione tjera, duke te ofruar propozime edhe për aksesore e pse jo edhe nga moda e fundit, ndërsa sa i përket Trashëgimisë Kulturore te Prishtinës jam duke punuar qe i njëjti të jetë në dispozicion për të gjitha komunat e Kosovës.

PCW: Po aplikacioni Find My Clothes? Si funksionon dhe pse një aplikacion i tillë?

Aplikacioni Find my Clothes është aplikacioni im personal ideja e te cilit me erdhi si pasoje e problemit te perditshem, cka me vesh? Prandaj unë e kam trajtu si problem dhe kam vendos me ofru nje zgjidhje, përmes dollapit digjital. Find My Clothes ka për qellim digjitalizimin e dollapit te rrobave me qellim qe ta bej sa me te lehte vendimin se çfarë rroba duhet te veshim te cilat janë te përshtatshme me motin në një dite te caktuar.

Aplikacion funksionon në ketë mënyre:

-Duhet te fotografohen te gjitha rrobat qe janë ne dollap dhe te kategorizohen ne baze te motit si p.sh Rrobat për Kohen me shi, rrobat për Kohen me diell, rrobat me Kohen me bore etj. Varësisht prej motit qe ekziston ne një dite te caktuar, aplikacioni na dërgon sugjerime se çfarë mund te veshim atë dite.

PCW: Pse përdoruesit duhet ti shfrytëzojnë aplikacionet e tua Tea?

Aplikacionet e mia, ofrojnë zgjidhje te problemeve dhe te lehtësojnë jetën ne mënyrën e tyre dhe janë shume te lehta për tu përdor.

PCW: Sa përdoren aplikacionet tua Tea?

Te dy aplikacionet gjenden ne Play Store ndërsa Trashëgimia edhe App Store. Te dy aplikacionet kane përdorues te shumte, dhe janë shume lehte te përdorshme nga të gjithë.

PCW: A mund të na flasësh pak për kontributin e dhënë në shkollimin e 12 fëmijëve të SOS Fshatit?

Rruga për të përfunduar ketë aplikacion ka qenë sfiduese dhe interesante. Fillimisht hera e pare e një kërkese nga një klient, nga e cila kërkesë ne vete kemi mësuar shumë, kam pas rastin te punoj dhe te udhëheq një ekip, ndërsa fondet te cilat I ka dhuruar Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit për realizimin e këtij aplikacioni janë shfrytëzuar për financimin e mësimit te programimit ne Shkollën Digjitale për 12 fëmije te fshatit SOS ne Prishtinë.

Mendoj qe kjo ka qene një ide e mrekullueshme, një ndjesi e veçante ngase është ofruar zgjidhja e një problemi shoqëror, qe edhe ketë fëmije me ardhe në Shkollën Digjitale, me pas mundësinë te mësojnë dhe arrijnë duke qene te barabarte me te gjithë.

PCW: A do të kemi kontribute të ngjashme nga aplikacionet e ardhshme të Teas?

Sigurisht qe po, ngase dëshira ime është qe te jap kontributin për një të ardhme me te ndritur përmes teknologjisë informative duke krijuar inovacion dhe vlera për veten dhe komunitetin tim e pse jo dhe me gjere. Mendoj se nëse i qasemi problemit për të ofruar një zgjidhje qe do ta bënte jetën me te lehte me siguri qe edhe suksesi nuk do te mungojë.

PCW: Cili do të jetë aplikacioni dhe projekti i radhës?

Për momentin jam duke punuar ne përmirësimin aplikacioneve ekzistuese, kam disa klient për te cilët jam duke zhvilluar aplikacione përkatesisht website si dhe ne proces e sipër te një aplikacioni qe do ti ndihmonte njerëzit me aftësi te kufizuara.

PCW: Çfarë planesh personale ka Tea në të ardhmen?

Me pëlqen te sfidoj veten time ngase ne ketë mënyre zhvillohem edhe me shume. Me ketë ritëm te zhvillimit ne bote, e ardhmja është teknologjia dhe ky është vetëm fillimi andaj dua te jem pjese e saj, dua te ardhme me te mire dhe dua te jem pjese e ndryshimit për një bote më të mirë.

PCW: Çfarë do të thotë për Tean fitimi i çmimit ICT Ylli në Ngritje?

Fillimisht kam qene e privilegjuar qe kam qenë e përzgjedhur te jem pjese e kësaj ngjarje e cila është një nder ngjarjet me te rëndësishme mbarëkombëtare ne teknologji si dhe një privilegj i madh për mua, ndërsa Çmimi “ICT Rising Star of the Year” në mesin e shume kandidateve te shkëlqyer është një ëndërr e realizuar dhe motivim i madh qe te vazhdoj edhe me tutje.

I gjithë udhëtimi ishte një përvojë mësimi për mua dhe me ketë shpërblim nga kjo gare unë jam më energjike për sfida te reja qe do te kontribuojnë ne dobi të gjithëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>