Lajmet

TeamViewer ofron tashmë suport edhe për pajisjet mobile

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
TeamViewer ofron tashmë suport edhe për pajisjet mobile

TeamViewer QuickSupportAktualisht ekzistojnë shumë aplikacione që mundësojnë kontrollin e një kompjuteri desktop në distancë nëpërmjet smartfonit ose tabletit, por si do të vepronit në rast se do bëhej fjalë për të bërë të kundërtën? Çfarë mënyre do të zgjidhnit nëse një shok ose punonjësi juaj ka nevojë për ndihmë në lidhje me pajisjen e vet mobile?

Pikërisht për këtë arsye është krijuar TeamViewer QuickSupport që lejon kontrollin në distancë të smartfonit ose tabletit nga çdo kompjuter.

TeamViewer QuickSupport appAplikacioni është i disponueshëm për sistemin Android dhe iOS. Megjithatë në këtë rast nuk bëhet fjalë për kontroll të plotë njëlloj si me kompjuterët desktop pasi nuk është e mundur që të përftosh një pamje direkte të ekranit të smartfonit. Ajo çka përdoruesit mund të bëjnë është transferimi i skedarëve dhe klikimi mbi menutë që përmbajnë informacione të rëndësishme për pajisjen.

– Menuja Summary paraqet informacione për CPU-në, RAM-in, baterinë, statusin e memories etj…

– Menuja Processes liston të gjitha aplikacionet dhe shërbimet që janë duke u ekzekutuar në moment

– Menuja Settings lejon ndryshimin e statusit për Wi-Fi, e-mail dhe Exchange.

– System Log shërben për të identifikuar problemet e pajisjes.

– Screenshot është komanda që mundëson dërgimin e pamjes së ekranit në mënyrë që personi që po përpiqet të kryejë ndryshime të ketë të qartë se çfarë po sheh përdoruesi.

Sipas ekipit të krijimit të këtij aplikacioni çdo pjesë e TeamViewer është e sigurt pasi përdor enkriptim nëpërmjet çelësave privatë dhe publikë RSA. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>