Softuer

TEB SMS, mbushje për numrat e IPKO

Mar 15 2010
0 Shpërndarje
TEB SMS, mbushje për numrat e IPKO

Duke filluar prej ditës së sotme të gjithë klientët e bankës TEB dhe kompanisë IPKO, mund të mbushin celularin e tyre me anë të një SMS-je, përmes shërbimit të ri që është prezantuar sot.

Kjo metodë njëherësh paraqet edhe një mundësi tjetër për blerjen e mbushjeve të IPKO-së, duke pasur parasysh edhe mundësitë tjera siç janë mbushja elektronike nga qendrat e IPKO-së, mbushjet me kartela gërvishtëse, etj

Shërbimi i ri i quajtur TEB SMS mundëson mbushje në celularët e e operatorit mobil IPKO , duke mundësuar mbushjen e me shuma prej 5 euro e deri në 100 euro, duke e rritur shumën në numra të plotë prej 1 euro.

Vlen të theksohet se bashkëpunimet e TEB me IPKO, nuk janë vetëm të këtij lloji. Këto dy kompani u kanë ofruar mundësi klientëve të tyre, duke përfshirë edhe blerjet e pakove televizive digjitale me këste pa kamatë përmes kartelës Starcard të bankës TEB.

Lajmet e fundit>