Lajmet

Tech Update, emision për teknologji informative në Klan Kosova

Jan 28 2010
0 Shpërndarje
Tech Update, emision për teknologji informative në Klan Kosova

Nga data 25 Janar, çdo të hëne në ora 22:00 në Klan Kosova do të transmetohet emisioni “Tech Update” prodhim i PC World Albanian. Emisioni do të trajtoj tema të teknologjisë informative, duke sjellur tek shikuesit e Klan Kosova risitë nga e gjithë bota dhe vendi.

“Do të mundohemi çdo javë të sjellim tek shikuesit temat më interesante nga bota e teknologjisë informative, duke i kushtuar kujdes të veçantë informacioneve që lidhen me tregun e sektorit të TIK-ut në vendin tonë” deklaroi Kushtrim Kadriu, producent i “Tech Update”.

Emisioni do të drejtohet nga May-Linda Kosumovic, “Shpresoj se emisioni jonë do të jetë interesant për shikuesit dhe do të na përcjellin çdo javë. Është përvojë e re edhe për mua dhe çdo ditë po marr informacione interesante për teknologjinë informative.” deklaroi May-Linda.

Ata të cilët nuk arrijnë që ta ndjekin emisionin gjatë transmetimit në televizion apo në reprizat që transmetohen në Klan Kosova, do të mund ta ndjekin atë online përmes web faqes tonë.

Lajmet e fundit>