Lajmet

Tejkaloni formularët dhe sondazhet në uebfaqe me Inspect Element brenda shfletuesit

Jun 16 2014
0 Shpërndarje
Tejkaloni formularët dhe sondazhet në uebfaqe me Inspect Element brenda shfletuesit

i6ggts1hqvatprhekrjaA e keni vizituar ndonjëherë ndonjë uebfaqe e cila nuk ju lejon të shikoni përmbajtjen derisa të plotësoni një formular? Shumë nga ata formularë mund të tejkalohen pa u plotësuar – ju thjesht duhet ta modifikoni pak kodin burimor.

WonderHowTo sugjeron gjetjen e kutive bezdisëse ose sondazheve dhe klikimin me të djathtë sipër kutisë së sondazhit dhe më pas zgjedhjen e funksionit “Inspect Element” në shfletuesin tuaj. Sapo ta gjeni pjesën e sondazhit në kod, fshijeni atë pjesë të kodit. Në shumë raste, kutia e tillë do të fshihet.

Dijeni që kjo nuk punon në të gjitha uebfaqet ose me të gjithë shfletuesit dhe disa uebfaqe e konsiderojnë si shkelje të kushteve të përdorimit shmangien e sondazheve të tilla. Për më tepër hollësi, mund të shkoni këtu. (PCWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>