Softuer

Tekken 6 Expansion

Sep 30 2008
0 Shpërndarje
Tekken 6 Expansion

Të rejat në Tekken 6: Bloodline Rebellion janë dy fytyra të freskëta: udhëheqësi i rebelëve Lars Alexandersson, i mbështjellë në modën e “superheroit të errët” dhe Alisa Bosconovitch, një vajzë e përmirësuar kibernetikisht e Dr. Bosconovitch nga Tekken 3. Dy luftëtarët e rinj do të sjellin totalin e luftëtarëve në 40, duke i dhuruar Tekken 6: Bloodline Rebellion një nga zgjidhjet më të mëdha të krijuara ndonjëherë për një lojë të këtij zhanri.
Përmirësime tjera përfshijnë katër etapa të reja luftimi, një mënyrë të avancuar për krijimin e karakterit që ofron më shumë fleksibilitet në dizajn të flokëve, gjëra të reja koleksionuese për karakterin, lëvizje dhe kombinime të reja dhe një strehues të përmirësimeve të balancuara. Disa përmirësime të luajtjes thuhet se adresohen drejt perceptimeve të pabalancuara me mekanikën kontroverse të Tekken 6, që u lejon lojtarëve të kërcejnë nga toka për të kryer kombo më të mëdha. Rishikimet të lehta drejt lëvizjeve nëpër mure dhe rrotullimeve teknike, gjithashtu mund të jenë më të lehta për lojtarë në mënyrë që të evitojnë kurthin në e një komboje të pamundshme për t’i ikur, që është një nga të metat që është cituar më së shpeshti nga lojtarët e Tekken 6. Por ne do të cilësojmë këto përmirësime të mundshme si “thashetheme” deri sa të dëgjojmë për ndonjë fjalë zyrtare nga ekipi i Tekken 6.
Për fat të keq, ende nuk ka ndonjë fjalë të tillë mbi datën e paraqitjes së Tekken 6 për Playstation 3, në çfarëdo forme çoftë ajo. Ne edhe kontaktuam me përfaqësuesit Namco Bandai për të mësuar më shumë.

Lajmet e fundit>