Harduer

Teknologji e re për të mundësuar celularë edhe më të hollë

May 5 2011
0 Shpërndarje
Teknologji e re për të mundësuar celularë edhe më të hollë

Nëse një zhvillim i ri nga inxhinierët pranë Queen’s University Human Media Lab është ndonjë shenjë treguese, atëherë celularët tonë të së ardhmes do të jenë edhe më të hollë sesa që keni menduar. Inxhinierët kanë arritur të krijojnë një “Celularë-letër”, që siç po mund të kuptoni nga emri, është një celularë i hollë sa letra. Në fakt, ai madje mund të lakohet si letra dhe mund të kontrollohet edhe sa është i lakuar.

Celulari mund të ruaj në memorie pikat e lakimit dhe drejtimet dhe do të reagojë me vepriem të ndryshme në varësi të asaj sesi e lakoni. Zhvilluesit presin që teknologjia të mund të zëvendësojë teknologjinë e celularëve të tanishëm brenda pesë viteve
Një gjë është e sigurt se këtu kemi të bëjmë me një koncept unik dhe do të jetë interesante të shohim sesi do të rrjedhin rezultatet në të ardhmen.

Shikoni një video më poshtë për më shumë detaje. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>