Lajmet

Teknologji bashkëkohore për dy shkolla në Kosovë

Dec 11 2010
0 Shpërndarje
Teknologji bashkëkohore për dy shkolla në Kosovë

Këto dy shkolla tani janë pranë përfundimit dhe do të bëhen Qendra të Kompetencave në këto dy qytete; ajo në Skenderaj do të krijojë bazën për trajnimin e nxënësve në fushën e ndërtimit, ndërsa ajo në Malishevë do të ofrojë bazën në fushën e tregtisë, administrimit dhe marketingut. Buxheti total i parashikuar për ndërtimin e këtyre dy shkollave me ambiente sportive dhe përcjellëse, përfshirë edhe kostot e implementimit, është llogaritur të jetë rreth 14.7 milionë euro. MASHT ka marrë pjesë me 1.2 milion euro, ndërsa pjesa tjetër prej 13.5 milionë eurosh është dhënë si grant nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Projekti si tërësi po implementohet nga IMG (International Management Group). Numri i nxënësve në shkollën e Skenderajt do të jetë 850, do të ketë hapësirë prej 9600 metrash katrorë për dhoma dhe laboratorë, hapësira multimediale, kabinete për mësues, menaxhim, salla sportive, etj. Shkolla në Malishevë do të ofrojë hapësirë prej 9400 metrash për 850 nxënës dhe do të ofrojë hapësira multimediale,amfiteatro, kabinete për mësues, salla sportive, etj.Cacttus

CACTTUS pajisë shkollat me IT infrastrukturë

Përveç ndërtimit të avancuar dhe sistemeve moderne të shfrytëzimit të energjisë, shkollat do të jenë të pajisura edhe me infrastrukturë moderne elektronike, e cila do të implementohet nga njëra prej kompanive më të fuqishme të tregut të Teknologjisë Informative në Kosovë, CACTTUS. Kjo kompani do të ofrojë furnizimin me pajisje teknologjike dhe softuerike për shkollën profesionale në Skenderaj dhe shkollën profesionale në Malishevë. Subjekti i kontratës përfshin furnizimin, liferimin dhe instalimin e një sasie të madhe laptopësh për nxënësit, mësuesit dhe menaxhmentin, pajisjet e zyrës dhe pajisjet e komunikimit, aparatet teknologjike mësimore për stimulimin e një pune të vërtetë, aplikacionet e ndryshme dhe softuerin, rrjetit LAN dhe WAN, aksesin në intranet dhe internet, CCTV-në dhe sistemet e monitorimit, trajnimet dhe shërbimet pas shitjes për dy shkollat profesionale në Skenderaj dhe Malishevë.

Përmes furnizimeve teknologjike, zyrtarë të kompanisë CACTTUS shprehen se do të bëhet i mundur edukimi dhe zhvillimi i kuadrove profesionale duke shfrytëzuar metodat më bashkëkohore dhe më të avancuara teknologjike në vend dhe rajon.

Teknologji e avancuar në objekte

CacttusPërveçse do të ofrojnë kushte shumë të mira për mësim, këto shkolla do të jenë edhe objekte që do të përdorin burime alternative të energjisë. Dizajni i tyre do të promovojë konsumin e ulët të energjisë dhe në anën tjetër do të sjellë dedikim të fuqishëm për vetëprodhimin e energjisë, e cila synohet të arrihet përmes energjisë gjeotermale (për ngrohje qendrore, që do të kursejë 60% të korrentit për ngrohje) dhe asaj të ajrit (sistemi VRV), energjisë solare (përdorimi i paneleve solare do të mbulojë pjesë të shkollës me energji dhe do të mundësojë zhvillim të mëtutjeshëm dhe rritje të kapacitetit) dhe me mbledhjen e ujit të shiut (që do të shfrytëzohet për hidrant dhe për pastrimin e oborrit dhe ambienteve të jashtme të shkollës). /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>