Lajmet

Teknologjia 3G tashmë mbërrin edhe në qytetin e Durrësit

Feb 16 2011
0 Shpërndarje
Teknologjia 3G tashmë mbërrin edhe në qytetin e Durrësit

Burime nga Vodafone konfirmuan se duke filluar nga dita e mërkurë 16 Shkurt 2011, klientët Vodafone në Durrës do të kenë mundësinë të përjetojnë shpejtësi të lartë interneti në telefonat e tyre celularë apo të përdorin modemat USB të internetit me brez të gjerë (Vodafone Mobile Broadband) në laptop apo kompjuter.

Teknologjia 3G ofron gjithashtu mundësinë e realizimit të videothirrjeve dhe shumë shërbimeve të tjera që kërkojnë internet të shpejtë. Ndërkohë Vodafone po punon intensivisht për të zbatuar planin e shtrirjes, i cili do të vijojë shumë shpejt në të tjera qytete të Shqipërisë.

Lajmet e fundit>