Vëzhgim

Teknologjia 4G mbërrin në Kroaci

Apr 26 2012
0 Shpërndarje
Teknologjia 4G mbërrin në Kroaci

Nokia Siemens Networks ka ofruar rrjetin për radio qasje dhe shërbimet e ngjashme për shërbimet 4G të operatorit. Operatori është i pari që lëshon shërbimet komerciale LTE në Kroaci. Për më tepër, Nokia Siemens Networks është duke i modernizuar dhe zgjeruar rrjetet 3G dhe GSM të telekomit kroat.

“LTE ua ofron njerëzve një përvojë më të pasur të broadbendit të celularit me shërbime dukshëm më të shpejta të të dhënave për shfletim, shkarkime dhe video rrjedha, me latenci të ulët. Ne në HT (Telekomi Kroat) intensivisht jemi duke investuar në teknologjitë e reja për t’iu ofruar konsumatorëve tanë në Kroaci shërbime më inovative të telekomunikacionit në të njëjtën kohë teksa paraqiten në tregjet më të zhvilluara botërore; dhe ne jemi në mesin e të parëve në Evropë dhe në regjion. Me këtë lëshim, ne jemi duke i modernizuar rrjetet GSM dhe 3G për ta sjellë Kroacinë përgjatë shumë tregjeve kryesuese përgjatë botës që përdor 4G,” tha Božidar Poldrugač, i cili është anëtar i bordit menaxhues dhe shef i teknologjisë në telekomin kroat. “Me përvojën botërore të Nokia Siemens Networks dhe kombinimin e fuqishëm të produkteve dhe shërbimeve, ne jemi të sigurt për një vendosje të këndshme dhe të shpejt.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>