Blog

Teknologjia dhe cilësia e saj nuk mund të jenë luks

Jul 31 2008
0 Shpërndarje
Teknologjia dhe cilësia e saj nuk mund të jenë luks

Hidhi një sy forumit dhe ke për të parë se të gjithëve u duket sikur revista u përket, në një farë mënyre është e tyrja. Me gjithë ato pak gjëra që në numrin e parë u nxituan disi, sepse PCWA po ecën në shtigje të pashkelura më parë në trevat shqiptare, gjithçka doli më mirë se ç’mund të prisja. Një pamje aspak shqiptare dhe me hijen e një reviste që botohet prej kohësh, PCWA fitoi menjëherë respekt. Më vjen mirë që askush nuk ka dashur të japë idenë e vet për mënyrën se si është ndërtuar PCWA, por janë shqetësuar për gabimet ortografike. Kjo do të thotë se jemi në rrugë të mbarë.

Lista e atyre që dëshirojnë të kontribuojnë në faqet e revistës shtohet çdo ditë dhe duket se më në fund do të kemi të parin forum gjithëpërfshirës mbarëshqiptar. PCWA duket se ka fshirë nga harta dhe kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Tani nuk ka më shprehje “jam i Kosovës” apo “jam nga Shqipëria”, por thjesht nga Peja, Shkodra, Gjakova, Fieri, Prishtina, Durrësi, Mitrovica, Tirana, etj. E kujt i duhen kufijtë në një botë të mbushur me Wireless, Syberspace, E-mail dhe Online Communication.

Dua t’i kthehem dhe një herë argumentit të kontributeve. Të them të drejtë jam habitur se sa specialistë të Teknologjisë Informatike ka në trevat shqiptare. Gjithë këta djem e vajza duket se së shpejti do të jenë një forcë e paparë në ndërtimin dhe përshtatjen e teknologjisë për shqiptarët. Një ndjenjë bashkëpunimi tepër frytdhënëse
të bën të mendosh se specialistët e TI (teknologjisë informatike) nuk kanë nevojë të hyjnë në Evropë, por Evropa duhet të vijë dhe t’i puthë duart aty ku janë, në Pejë apo Lushnje.

Gjithë informacioni i mbledhur muajin e fundit ka nxjerrë në pah gjithashtu, dhe sa prapa jemi me ambientimin me teknologjinë dhe sidomos me terminologjinë e saj.
Mendoj se ka ardhur koha qe të kërkojmë cilësi. Ndoshta deri më tash është dashur të falim plot anashkalime për hir të nevojës së ngutshme për teknologji dhe informacion, por tani nuk ka më lojëra. Nëse dikush do të marrë përsipër të bëjë diçka, duhet ta bëjë mirë. Kjo vlen dhe për gjigantë si Microsoft. Versioni i Vista në shqip nga të gjithë informacionet e mbledhura
duket tepër zhgënjyes. Gjithçka është përkthyer, pa marrë mundimin e interpretimit të vërtetë. E njëjta gjë shihet dhe me fjalorin autokorrektues për Office, AS 2.0, ku dhe emri Albania nuk njihet si fjalë që bën pjesë në fondin e shqipes. Cilësia e PCWA që vihet re nga artikujt deri te shtypi, është shprehje e asaj se dhe në Shqipëri e Kosovë, shqiptarët
mund të kërkojnë cilësi për një

Lajmet e fundit>