Harduer

Teknologjia e ARM për ruajtjen e jetëgjatësisë së baterisë po merr mbështje të lartë

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Teknologjia e ARM për ruajtjen e jetëgjatësisë së baterisë po merr mbështje të lartë

ARM Shtatë kompani pritet që të lançojnë çipet e tyre bazuar në teknologjinë e procesorëve ARM gjatë këtij viti. Kështu është shprehur vetë kompania gjatë Mobile World Congress.

Ndër emrat më të njohur janë Samsung, Fujitsu Semiconductor, MediaTek, Renesas Mobile dhe CSR. Dizajni i teknologjisë në fjalë, i cili mban emrin Big.Little, kombinon bërthamat me fuqi të ulët dhe të lartë për të krijuar një fuqi baterie më të balancuar në smartfonët dhe tabletët.

Për shembull, procesori më i fundit i ARM, Cortex-A15 kryen përpunime të performancës së lartë ndërsa Cortex-A7 kryen përpunime të thjeshta si telefonatat.

Përgjithësisht, çipet e bazuara në teknologjitë e ARM kane dizajn asinkron, ku çdo bërthamë i dedikohet punëve të veçanta, si për shembull përpunimin e aplikacioneve, të rrjetit dhe të grafikës. Nga ana tjetër, dizajni i Big.Little i mundëson procesorit të aplikacioneve të realizojë më tepër punë duke kursyer energji. Për herë të parë, dizajni Big.Little u prezantua në vitin 2011.

Kompania shpreson që ta integrojë këtë teknologji në procesorët e gjeneratës së ardhshme të tipit 64-bit, të cilët quhen Cortex-A57 dhe Cortex-A53. Sipas ARM, teknologjia Big.Little redukton shpenzimin e energjisë së baterisë deri në 70%, për punë të zakonshme që realizohen nga procesori.

Exynos-5Një ndër kompanitë më të njohura që ka adaptuar dizajnin Big.Little është Samsung me çipin e tij me tetë bërthama, Exynos 5 Octa, i cili ka katër bërthama Cortex-A15 dhe katër Cortex-A7. Çipi u prezantua gjatë konferencës së përvitshme CES në janar 2013.

Nga ana tjetër, disa prej kompanive më të mëdha në tregun e procesorëve, si Nvida dhe Texas Instruments, kanë hezituar në adaptimin e Big.Little.

Në vend të saj, ata janë përpjekur të zhvillojnë vetë çipe që harxhojnë sa më pak bateri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>