Harduer

Teknologjia e njohjes së fytyrës në Galaxy S8 mashtrohet nga një foto

Apr 3 2017
0 Shpërndarje
Duke parë drejt telefonit, përdoruesit mund të shkyçin telefonin e tyre. Kjo metodë ishte shumë më e shpejtë sesa nëpërmjet skanerit të shenjave të gishtërinjve. Teknologjia e njohjes së fytyrës në Galaxy S8 mashtrohet nga një foto Photo Source: ARS

Teknologjia e re e sigurisë së Samsung mund të mashtrohet lehtësisht. Më 28 Prill Samsung hedh në treg Galaxy S8-ën, telefon i cili vjen me teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Duke parë drejt telefonit, përdoruesit mund të shkyçin telefonin e tyre. Kjo metodë ishte shumë më e shpejtë sesa nëpërmjet skanerit të shenjave të gishtërinjve.

Megjithatë iDeviceHelp thotë se kjo nuk është zgjidhja ideale për të mbrojtur telefonin. Gjatë një demoje për The Verge, iDeviceHelp arriti të mashtronte këtë teknologji me një foto. Edhe pse merr më shumë kohë sesa zakonisht në fund rezultati ishte shkyçja e telefonit.

Por Samsung e kishte thënë më parë se kjo teknologji nuk është aq e sigurisë sa skaneri i irisit apo i shenjave të gishtërinjve, por anashkalimi i një niveli sigurie me vetëm një foto është me të vërtetë për tu shqetësuar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>