Harduer

Teknologjia e re e Ericsson sjell 5G-në në antenat 4G

Sep 5 2018
0 Shpërndarje
Një përditësim softuerit i quajtur Ericsson Spectrum Sharing mund të shndërrojë antenat 4G në antena hibride 4G/5G. Teknologjia e re e Ericsson sjell 5G-në në antenat 4G

Për operatorët celularë sfida e kësaj dekade është implementimi i rrjeteve 5G dhe pajisja e stacioneve të antenave me harduerin përkatës, një proces që do ti kushtojë vetëm SHBA-ve plot 200 miliardë dollarë.

Ericsson nga ana tjetër ka një zgjidhje që do të ulë koston dhe të përshpejtojë adoptimin.

Një përditësim softuerit i quajtur Ericsson Spectrum Sharing mund të shndërrojë antenat 4G në antena hibride 4G/5G.

Me këtë përditësim hardueri 4G i Ericsson mund të ofrojë shërbime 4G dhe 5G njëkohësisht.

Ericsson thotë se ky softueri mund të instalohet për sistemet e prodhuara pas 2015-ës.

Kompanitë do të kenë mundësi të kalojnë në rrjetin 5G pa ja dedikuar antenat 4G plotësisht 5G-së, diçka që do të reduktonte disponueshmërinë e 4G-së.

Ericsson thotë se ky softuer do të jetë i disponueshëm në gjysmën e dytë të 2019-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>