Harduer

Teknologjia kalon në një nivel të ri, krijohet kapelja inteligjente nga Lifebeam

Nov 12 2014
0 Shpërndarje
Teknologjia kalon në një nivel të ri, krijohet kapelja inteligjente nga Lifebeam

98d4889cc1d5f3507cafb90c5004b95cf550bd5aShumica e pajisjeve të fitnesit ditët e sotme vihen në kyçin e dorës dhe janë të ndërtuara në formën e orës. Por nuk ka përse të jetë gjithmonë kështu… LifeBeam ka sjellë pajisjen më të fundit të fitnesit që mund të vishet, ajo është një kapele inteligjente. Kompania izraelite ka kaluar nga krahu në kokë duke krijuar një kapele “të zgjuar” me sensorë që mund të masin ritmin e zemrës, kaloritë, hapat etj.

Lifebeam është e vetëdijshme që ky produkt i saj do të vishet shumë herë më pak se sa përdoret një orë inteligjente, por kjo është krijuar posaçërisht për çiklistët dhe vrapuesit, të cilët duan një informacion më të detajuar për aktivitetin e tyre. Kapelja është gjithashtu e mirë për ata që kanë bezdi të mbajnë diçka në kyçin e tyre. Ajo vjen në dy versione të stilit tradicional bejsball dhe visor, secila prej tyre kushton 99 $. Kjo pajisje mund të lidhet me Android, iOS dhe Windows përmes Bluetooth. Ju mund ti transmetoni informacionet e mbledhura nga kapelja direkt në smartfonin tuaj. Ndër të tjera, të dy versionet janë rezistent ndaj lëvizjeve, ndaj ujit, mund të lahen dhe janë testuar nga përdoruesit më të keq të një kapeleje. CEO, Omri Yoffe ka deklaruar: “Ne duam që atletët ta përdorin këtë kapele kudo dhe të dërgojnë të dhënat në çdo pajisje tyren apo aplikacion. Kjo ka qëllim për tu dhënë zgjidhje dhe informacion atyre në mënyrë që ata të marrin sa më shumë gjatë aktivitetit sportiv.”

Lifebeam ka përdorur një teknologji ndryshe nga ajo që është përdorur në orët inteligjente për të matur ritmin e zemrës në kokë. Kapelja është e mbushur me sensorë LED që masin se sa shpejt lëvizje gjaku në vena duke u mbështetur në teknologjinë photoplethysmography (PPG), e cila nuk është aq e saktë sa ajo EKG e përdorur në pajisjet e tjera inteligjente. Kjo kapele është aktualisht duke u prodhuar dhe mund të porositet në dyqanin online të Lifebeam. Ajo është e disponueshme në ngjyrë të bardhë dhe të zezë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>