Harduer

Teknologjia kuantike do të ndryshojë kamerat e celularëve

Mar 22 2010
0 Shpërndarje
Teknologjia kuantike do të ndryshojë kamerat e celularëve

Teknologjia përdor pika kuantike në vend të silikonit. Një pikë kuantike është një nanokristal që është i krijuar nga gjysmë përçuesit special, dhe kjo i mundëson prodhuesit që të ketë më shumë kontroll ndaj të dhënave të përçueshmërisë, duke mundësuar kështu efikasitet shumë më të madh në absorbimin e dritës.

“Ne të gjithë ke dëgjuar këtë shprehje “O zot, sa shumë kisha dashur të kem një kamerë më të mirë në iPhone””, deklaron presidenti dhe shefi ekzekutiv i InVisage, Jess Lee. “Por zemra e problemit është në zemër të kamerës, pra sensori”.

Pikat kuantike momentalisht prodhohen nga prodhues tjerë, por ato asnjëherë nuk janë përdorur në sensor të imazheve. Momentalisht kualiteti i fotografive matet me megapiksel, por kjo teknologji e re do të mund të rris kualitetin e fotografive në mënyrë të theksuar, duke përdorur të njëjtën megapiksel që janë të pranishëm në kamerat e sotme të celularëve.

Do të jetë interesante të përcillet sesi do të zhvillohet kjo teknologji dhe çfarë lloj kualiteti i imazheve mund të prodhohet nga kamerat e celularëve që e përdorin atë. Teknologjia gjithashtu mund të përdoret edhe tek kamerat tjera për të përmirësuar në të njëjtën mënyrë kualitetin e imazhit.

Lajmet e fundit>