Lajmet

Teknologjia mobile dhe e ardhmja e smartfonëve në 2015

Jan 2 2015
0 Shpërndarje
Teknologjia mobile dhe e ardhmja e smartfonëve në 2015

smartphone_3144893bTre dekada më parë, gjërat e nevojshme që duheshin të merreshin me vete përpara se të largoheshit nga shtëpia ishin çelësat e makinës dhe portofoli. Ditëve të sotme, as nuk mund të imagjinohet të largimi nga shtëpia pa marrë smartfonin me vete. Në këto 30 vitet e fundit, fillimisht telefonët e më pas smartfonët u bënë pjesë e pandashme e jetëve tona. Tashmë, çështja nuk është nëse fëmijët duhet të kenë një telefon apo jo, por në cilën moshë është e pranueshme të zotërojë një të tillë.

Lidhur me këtë, kompanitë janë tejet të fshehta për mënyrën sesi ne do të përdorim këto smartfonë në 2015, dhe çfarë pamje do të kenë. Vendet Europiane kanë qenë adoptues të vonuar të “phabletëve” (diçka mes një telefoni dhe tableti dhe ekran më të madh se 5 inç), por kjo mani do të vazhdojë edhe në 2015 madje edhe përtej saj. Ndërsa dikur trendi ishte të kishit një smartfon sa më të vogël të mundshëm, në 2015 ata do të jenë më të mëdhenj, më të hollë, më te lehtë dhe më të fuqishëm se asnjëherë më parë.

Ekranet jo vetëm që do të jenë më të mëdhenj, por edhe më të mirë. Ashtu siç çdo TV i ditëve të sotme mbështet formatin HD, edhe ekranet e smartfonëve tanë do të kenë së shpejti teknologjinë 4K, e njohur ndryshe edhe si ultra HD.

Ndërsa një pjesë e madhe e telefonëve të parametrave të lartë tashmë mbështetin rezolucionet 2K, me shumë mundësi prodhuesit do të garojnë me njëri-tjetrin për të qenë të parët ata që sjellin rezolucionin 4K në 2015. Ndërsa këto ekrane do të jenë më të gjallë dhe të ofrojnë me shumë detaje, të shikuarit TV ose filma në smartfonët tanë do të jetë po aq e zakonshme sa shikimi i tyre në laptopët tanë duke ruajtur edhe cilësinë.

Pra, smartfoni juaj së shpejti do të bëhet pajisje parësore për të shfletuar në internet. Duke qenë se më shumë se 1 miliard individë pritet të akesojnë internetin nga smartfonët e tyre, bizneset dhe markat kanë filluar të ndërtojnë uebsite më cilësore për pajisjet mobile. Gjithashtu përdorimi i telefonëve tanë për të paguar për shërbimet, e cila tashmë ka filluar përmes portofolëve dixhitalë si Apple Pay, do të lërë pas të kaluarën e lavdishme të fjalëkalimeve të bankave.

Shitjet e kompjuterëve do të pësojnë rënie, ndërsa do të rritet numri i përdoruesve që blejnë një smartfon. Kjo do të thotë se çmimet e smartfonëve kenë rënie si rezultat i “luftës” mes prodhuesve për të fituar konsumatorë. Ndonëse konsumatorët nuk po blejnë pajisje të shumëfishta duke qenë se janë në kërkim të një pajisje që kryen të gjitha funksionet, prodhuesit do ti përgjigjen kësaj kërkese duke ndërtuar telefonë me më shumë funksione.

Telefonët do të jenë të aftë të mbajnë disa aplikacione njëherazi në funksion, që do të thotë se gradualisht do të zëvendësojnë laptopët si një pajisje që kryen të gjitha funksionet e tilla si shfletimi në ueb dhe shkrimi i një dokumenti në të njëjtën kohë. Bizneset do të adoptojnë mobilitetin e punonjësve të tyre të cilët mund të punojnë në distancë përmes smartfonit të tyre duke shmangur laptopët e rëndë.

Deri nga fundit i 2015, një smartfon do të këtë funksionalitetin e një portofoli dixhital, televizori 4K, e-reader, laptopi madje edhe një pulti komandues. Smartfonët tanë mund të kenë si qëllim lehtësimin e jetëve tona, por a do ti ndryshojnë jetët tona? Një këshillë të fundit “Thjesht mos u largoni nga shtëpia pa smartfonin tuaj”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>