Analiza

Teknologjia mobile ndër vite (Infografik)

Sep 8 2013
0 Shpërndarje
Teknologjia mobile ndër vite (Infografik)

Në infografikun e mëposhtëm përmenden disa prej momenteve më të rëndësishme në historikun e teknologjisë mobile, duke filluar nga telefonata e parë e deri tek dyqanet e aplikacioneve për smartfonët e sotëm.

Në vitin 1946 u realizua telefonata e parë mobile. Ishte një shofer në Misuri i cili bëri një telefonatë nga makina e tij. Një vit më vonë, filloi shërbimi i telefonisë mobile. Fillimisht ai kishte 5000 klientë dhe realizoheshin rreth 30 000 telefonata në javë.

Telefonatat rregulloheshin manualisht nga operatori dhe përdoruesit i duhej të shtypte një buton për të folur dhe ta lëshonte atë për të dëgjuar.

Në vitin 1965, kompania AT&T lançoi një përmirësim të rëndësishëm në botën mobile. IMTS (Improved Mobile Telephone Service) përdorte kanale radioje shtesë, duke mundësuar realizimin e telefonatave të njëkohshme në një zonë të caktuar gjeografike. Në atë kohë telefonatat filluan të bëheshin nga përdoruesi dhe jo më nga operatori.

Po në vitin 1965 u shpik edhe telefoni i parë pa kabëll. Megjithatë, ai pati probleme duke qenë se sinjali interferonte me ato të avionëve në ajër. Teri Pall, e cila shpiku telefonin pa kabëll, ia shiti më pas të drejtat për prodhim dhe përmirësim një prodhuesi.

Në vitin 1973, Martin Cooper, kërkues në Motorola, realizoi telefonatën e parë mobile nga një telefon celular. Prototipi i përdorur peshonte 11 kg, kishte përmasa 23 cm x 13 cm x 4.45 cm. Me të mund të flisje vetëm 30 minuta dhe donte 10 orë të rikarikohej. Në vitin 1983 u lançua celualari i parë komercial.

Në vitin 1994 zbulohet Bluetooth-i nga Ericsson ndërsa në vitin 1997 integrohet kamera e parë në celular. Ishte Philippe Kahn ai që bëri një foto të vajzës së tij të porsalindur Sophie.

Në vitin 2000 u identifikua virusi i parë mobile. Në vitin 2002 prezantohen kodet QR. Viti 2003 vjen me lançimin e parë të smartfonit BlackBerry ndërsa 4 vite më vonë, Apple lançon iPhone-in e parë. App Store, dyqani i aplikacioneve për iOS hapet në vitin 2008. Në po të njëjtin vit prezantohet dyqani i Android. Windows Phone Marketplace debuton dy vite më vonë. (PCWorld Albanian)

the-history-of-mobile-technology-in-business_521cf1b605c84

Lajmet e fundit>