Biznes

Teknologjia e HP mundëson kreativitetet të jashtëzakonshëm

Jan 22 2011
0 Shpërndarje
Teknologjia e HP mundëson kreativitetet të jashtëzakonshëm

Falë efekteve të fuqishme 3D nga laserë dhe fusha magnetike, audienca do të jetë në gjendje të përjetojë për së afërmi tregimin rreth super heroit të quajtur “MegaMind”. Ky animacion inovativ ishte bërë i mundur pjesërisht falë fuqisë së HP Z800 Workstations, që janë përdorur për të dizajnuar elemente nga filmi, duke përfshirë edhe një milion karaktere të turmave dhe lëvizjet e pelerinës së super heroit. Përveç stacioneve punuese, DreamWorks Animations është pajisur edhe me serverë të serisë ProLiant të Hp-së, të cilët ofrojnë zgjidhje të shkëlqyera për magazinim dhe rrjet.

Performanca e stacioneve punuese HP Z800, e fuqizuar nga bërthamat e shpejtësisë së lartë të procesorëve Intel, memories dhe njësive të magazinimit, ka mundësuar që artistët e animacioneve të sutidos DreamWorks të manipulojnë me kreacionet e tyre më shpejtë, duke i mundësuar atyre më shumë kohë në krijimin e efekteve të reja dhe animacioneve të pasura.
 
“Më herët gjatë këtij viti, HP Technology ka ndihmuar që imagjinata e animuesve tanë të gjallërohet në dy tituj të fuqishëm 3D, me “Shrek Forever After” dhe “How to Train Your Dragon”, kështu që HP Workstations ishin zgjidhja natyrale për të eksploruar fronte të reja kreative me “Megamind”,” ka thënë Derek Chan, Drejtor i Operacioneve Digjitale pranë DreamWorks Animation. “Me një performancë prej 50 për qind më të shpejtë sesa modelet e mëhershme HP Z800+ Workstations na mundësuan rritje të kreativitetit dhe fokusim të animatorëve në gjëra edhe më të rëndësishme – që janë detajet e kreacioneve të tyre – e jo në IT”. 

“DreamWorks Animation vazhdimisht po shtynë kufijtë e animacioneve për të emocionuar dhe tërhequr audienca në mënyra të reja. Ngjashëm, edhe tek HP ne tentojmë të shfrytëzojmë maksimalisht performancën dhe teknologjinë tonë në një nivel të tillë që t’iu ofrojmë konsumatorëve veglat që iu duhen për të çliruar kreativitetin dhe imagjinatën e tyre” tha Jim Zafarana, zëvendës president dhe menaxher i përgjithshëm, pranë Global Business Unit, Workstations HP.

“Megamind”, që ka kërkuar me qindra artistë që të bashkëpunojnë përgjatë faqeve të shumta, gjithashtu ka përfituar edhe nga shfrytëzimi i sutiave të bashkëpunimit vizual që ofrohen nga HP dhe atë në formë të teleprezencës së avancuar, zgjidhjeve për video-konferenca të zhvilluara në bashkëpunim me HP dhe DreamWorks Animation, etj.

Fakte rreth MEGAMIND në 3D

  • Filmi ka konsumuar më shumë se 50 million CPU orë të përpunimit (render)
  • “Megamind” ka përdorur më shumë se 100 terabytes hapësirë për magazinim|
  • Janë zhvilluar gjithsejtë 320 veshje të simuluara
  • Rreth 700,000 pika shiu janë animuar në skenë me reshje
  • Ka më shumë se 1 milion karaktere në turmat e filmit

Lajmet e fundit>