Vëzhgim

Teknologjia e re mban pa lëvizur indet për imazheri qelizore

Dec 20 2010
0 Shpërndarje
Teknologjia e re mban pa lëvizur indet për imazheri qelizore

Me më shumë se 20 artikuj mbi mikroskopin, kërkuesit tek University of California në San Francisco botuan zbulimin e tyre të ri në botimin e fundit të “Nature.”

“Natyra e sëmundjes është komplekse, kështu që nëse shkencëtarët vëzhgojnë në kohë reale se çndodhë me tumorët apo përgjigjet imunitare teksa ato ndodhin, ne mund të gjejmë mënyra për të ndërhyrë” shprehet autori Max Krummel, bashkë profesor i patologjisë në laboratorin e së cilit kjo teknikë u krijua.

Duke përdorur mikroskop të ndërtuar posaçërisht në laboratorët e tyre, kërkuesit iu kthyen teknikave të tyre të bazuara në dritë dhe imazhe me rezolucion të lartë, duke përdorur lazera pulsues me infrared për të depërtuar thell në shtresat e  indeve. Aty ata mund të vëzhgojnë qelizat imunitare në nyjet limfatike të vogla sa një micron në diametër.

Këtë herë u përdor për të parë mushkrinë e gjallë të një miu. Ata ndërtuan një pajisje që aplikon një sasi thithje në sipërfaqe tek vendi u ata duan të shikojnë. Imazheria e tyre super e shpejtë bëri rreth 30 foto në sekond duke u dhënë një pamje të sjelljes së qelizave që më parë ishte shumë e shpërfyturuar për tu përdorur.

Si pasojë e marrjes së një “videoje” nga mushkria ata arritën të shikonin sjelljen e sistemit imunitar gjatë një dëmtimi serioz në mushkri. Për sëmundje të tjera në organe të tjera ata shpresojnë se do të vërejnë qeliza të ndryshme.
Hapi i radhës? Të perfeksionojnë makinerinë që të jëtë aq e vogël sa tu lejoj atyre të marrin imazhe live të indeve gjatë biospisë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>